Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka thënë sot se qeveria po mundohet të fshehë skandalet, duke u shprehur se është e përfshirë në aktivitete kriminale.
I ftuar në Faxnews ai tha se sot Parlamenti është kthyer në një institucion ku maxhoranca i imponohet opozitës dhe procedurat ligjore nuk po respektohen.
Ndërsa përsa i përket opozitës Panariti deklaroi se nuk është vetëm audio-përgjimi arsyeja, duke theksuar se vendi po rrëshket drejt autoritarizmit.
Për audio-përgjimin ai deklaroi se shqetësuese është që po vonohet certifikimi nëse është apo jo autentik materiali.
“Nuk jam person që certifikoi materialin, por shikoj vonesë në certifikimin nëse është apo jo i vërtetë dhe po luhet politikisht.
Ne presim që materiali të zbardhet dhe nëse do të ishte I vërtetë do të ishte shumë I rëndë, por po presim organet e hetuesisë që në mënyrë transparente të shikohet se kush është e vërteta.
Kryeministri duhet të priste rezultatet e hetimit, në momentin që thotë se është inskenim atëherë në një farë mënyre është presion ndaj Prokurorisë për rezultatin e hetimit.
Përveç ministrit kemi një tjetër situatë e rëndë janë shefat e komisariatit në kërkim, ndodhi dhe kjo e Durrësit, nuk arrin Prokuroria të ruajë provat. Janë gjëra shumë të rënda dhe sistemi po shkërmoqet
Kjo protestë nuk bëhet vetëm për shkak të audio-përgjimi po instalohet diktatura, kemi bllokim total të Parlamentit”, tha Panariti.