Në rrjet sot ka qarkulluar një faqe, kryeministri.com, e cila ironizonte qeverinë.
Por siç duket kjo ironi nuk është pritur aspak mirë nga komunistët e Ramës të cilët e kanë bllokuar ekspozimin e këtij portali në web.
Faqja, e ngjashme me atë të kryeministrisë, ironizonte duke njoftuar për vende të lira pune.
“Thirrje e hapur për kandidimin si Ministër i Punëve të Pista’, ‘Thirrje e hapur për kandidimin si i afërm ministri’, ‘Thirrje e hapur për kandidim si kapiten mjetesh lundruese (skafist niveli I)”, ishin disa nga thirrje ironike të publikuara në faqen në fjalë ku, po në mënyrë ironike, publikoheshin edhe disa kritere që duhet të plotësonin kandidatët.
Por tashmë kjo faqe nuk hapet më. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e ka mbyllur faqen. Mesa duket, ironia që kjo faqe përcillte nuk i ka pëlqyer qeverisë e cila ka vendosur të ndërhyjë me një institucion varësie.