×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Qeveria Rama, raporti i plotë si i rriti taksat, mania për të nënshtruar qytetarët

Saturday, 07 Prill 2018 21:30

Raporti i qeverisë Rama me taksat, kombëtare dhe lokale, ka qenë në një “dashuri e përhershme”, duke taksuar dhe tarifuar bizneset e vogla dhe qytetarët gjithnjë në rritje progresive… dhe përkedhelur biznesin e madh, duke e lehtësuar në çdo drejtim. Në fillim, sapo mori mandatin e parë, Rama premtoi në mënyrë populiste se do të ulte barrën e taksës mbi të ardhurat. Kjo nënkuptonte shprehjen e famshme: “kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak”. Taksën mbi të ardhurat e ndryshoi në fashën standarte 10 % që ishte, duke e bërë deri në 23 %. Gjithashtu për të mbushuar arkën e shtetit (që në fakt më vonë u kuptua se u mbushën xhepat e qeveritarëve), u mendua të ndërhyhej aty ku ishte “thela e madhe”, taksa e qarkullimit. Kjo taksë aplikohet mbi benzinën dhe gazoilin.

Për mbledhjen e kësaj takse ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën dhe gazoilin e prodhuar në vend. Kjo taksë është aplikuar në nivele të njëjta për të dyja produktet. Gjatë viteve 2012-2013, niveli i taksës së qarkullimit ishte në masën 7 lekë/litër. Viti 2014  solli një rritje të kësaj takse me 10 lekë/litër, duke arritur në një nivel të taksës prej 17 lekë/litër. Por Rama nuk u mjaftua me kaq. Rritja e kësaj takse është përforcuar edhe më shumë në ligjin nr. 157/2014, ku niveli i saj arrin në 27 lekë/litër.

Ky zë i rëndësishëm fiskal, i rritur tre herë në harkun kohor të dy viteve, u justifikua nga Rama me “gropën e madhe” të borxheve që sipas tij kishte lënë qeveria Berisha. Edhe pse kalkulimet e qeverisë ishin se rritja e saj do shtonte të ardhurat në buxhet, sërish nuk shkoi në pritshmëritë që kishin, kjo pasi dyshimet e mëdha janë për kontrabëndën e këtij produkti, në lidhje të qartë me afera korruptive.

Faza e dytë, terrori ndaj qytetarëve

Zyra e madhe e “agjitpropit” (agjitacionait dhe propagandës), ose ndryshe “Piarit” të Ramës, hapi lajmin se do të vilen të gjithë detyrimet e prapambetura të energjisë. Dhe kështu ndodhi. Ministria e Energjitikës nxorri në fushatë punonjësit me pinca në duar, ajo e Ministrisë së Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri urdhëroi policët me kallshnikovë në duar t’i bashkoheshin këtij aksioni të madh kombëtar. Mijëra arrestime të qytetarëve të varfër që nuk kishin paguar energjinë, ose kishin lidhje të paligjshme të saj. Kjo nismë fillimisht u mbështet me idenë: “do të bëjmë shtet”. Aksioni qe i dhimbshëm me më shumë se 30 mijë qytetarë të arrestuar, që përveç ditëve të burgut për energjinë, u detyruan të marrin borxhe për të shlyer faturat e prapambetura.

Taksat e reja kombëtare dhe lokale

Maninë për rritjen e taksave nuk e kishte vetëm Edi Rama, por edhe i “dërguari” i tij në Tiranë Erion Veliaj. Ku “mjeshtër” i “teatrit absurd”, arriti deri në atë pikë sa kur propozoi e më pas miratoi rritjen e tarifës së ujit të pijshëm, mbante një bidon ujë në dorë, duke treguar se vetëm 50 lekë rritet tarifa e ujit. Por faturat që kanë mbërritur poshtë derës së shtëpisë të qytetarëve  jënë gati trefishuar. Por ende nuk keni parë gjë akoma. Nga data 1 e këtij muaji dhe në vijim do të aplikohen taksat e reja të rritura të banesës, arsimit dhe gjelbërimit. Për vitin 2018 llogaritet që Bashkia e Tiranës, duke përfituar nga rritja e taksës kombëtare dhe lokale të arkëtojë në buxhetin e saj 25 milionë euro më shumë, që nënkupton se e gjithë kjo shumë do të rrëmbehet nga xhepat e qytetarëve.

Në krizë të madhe është edhe biznesi i vogël, i cili do të kalojë në regjimin e TVSH-së, duke i kaluar pragun nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, në 2 milionë lekë. Në këtë ritëm, parashikohet që 30 për qind e bizneseve të vogla të shpallin falimentin, duke shtuar edhe një problem të madh social. I njëjti draft i ligjit “Për taksat vendore”, çon më tej lehtësimin e nisur nga qeveria për hotelet me 5 yje. Për të gjithë ata që kanë statusin special taksa e infrastrukturës do të jetë zero ndërkohe që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%. (Hotelet me 5 yje pa taksa fare, tani u hiqet edhe ajo për ndërtesën, mjaft të “bekohen” me status special). Qeveria Rama është e qartë që me shtimin e barrës së tatimeve mbi qytetarët kërkon nënshtrimin e shtresës së ulët dhe kalimin e pjesës më të madhe të fitimeve në duart e pesë oligarkëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...