Gjatë emisionit 360grade të Artur Zhejit-t, Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, u shpreh se droga është kthyer në sistem tek Partia Socialiste.
Ai shprehet se shokët e qeverisë janë trafikant e drogmen, jo Kadare dhe intelektual.
”Për çështjen e Agron Xhfajt nuk ka akuzë nga PD apo drejtësia shqiptare, por ka një dënim të formës së prerë nga Italia me 7-të vite e disa muaj burg. Ky është fakt, as aludim asgjë tjetër, vëllai i Ministrit tonë të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është në burg, çfarë duhet më shumë. Çfarë mund të presim nga Agron Xhafaj, me siguri, nuk mund të presim të ishte duke folur me Frrok Çupin apo Kadarenë, por me trafikant. Kjo qeveri këtë botë ka, flet me trafikant. Në Partinë Demokratike është i qartë ndryshimi, po të mos ishte PD, Mark Frroku do ishte deputet, po të mos ishte PD, deputet Tahiri dhe Habilajt do qeverisnin. Zotëria tjetër kryetarë bashkie, Elvis Roshi, i dënuar për prostitucion do ishte kryetar bashkie, por jo, tani është në hetim…Të gjitha akuzat e bëra nga ne, u vërtetuan… Kjo qeveri e ka sistem drogën, jo problem. Për të qenë ministër duhet të jesh pjesë e asaj strukture, dhe të marrësh vota përmes këtij sistemi”, tha Balliu.