×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Integrimi i vendit/ Meta mesazh politikës: Të punojmë bashkë

Premte, 25 May 2018 12:26

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Riccardo Migliorit, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në mbrojtjen, përhapjen e vlerave dhe standardeve demokratike në Shqipëri, si dhe për mbështetjen e pakursyer në proceset e saj integruese dhe euroatlantike”.

“Gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, ai ka lënë mbresa të thella në kujtesën institucionale të vendit.

Si anëtar, e më pas kryesues i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e Përgjithshme të OSBE-së, Migliori është dëshmitar dhe kontributor i ndryshimeve që kanë ndodhur në forcimin e institucioneve demokratike”, tha Meta.

Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Italisë, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik, e ku para tyre dha mesazhin e rëndësishëm për integrimin e vendit.

“Shqipëria pranë çeljes së negociatave me BE, të punojmë të gjithë së bashku për të marrë një përgjigje pozitive. Ne ende nuk kemi arritur objektivin madhor të demokracisë përfaqësuese, atë të zhvillimit të zgjedhjeve në përputhje të plotë dhe të pakthyeshme të standardeve perëndimore.

Mbetemi të angazhuar për të arritur këtë prioritet madhor, që përbën dhe një nga kriteret kyçe të Kopenhagës, që na shoqëron në procesin e integrimit evropian.

Mbetem shpresëplotë, se falë vullnetit të përbashkët, rekomandimeve e ndihmës së OSBE/ODIHR, dhe miqve tanë si z.Migliori, ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë sfidë”,- u shpreh kreu i shtetit.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...