Protesta e opozitës, deputetja e PD tregon gjithçka: Ja çfarë do të ndodhë nesër

Premte, 25 May 2018 17:43

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar disa nga detajet nga protesta që do të zhvillojë nesër opozita, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ në “Neës24” Tabaku theksoi se protesta nuk ka si qëllim të saj që të zgjasë shumë.

“Ka pothuajse një muaj ose një muaj e gjysmë që janë zhvilluar dhe organizuar protesta të vogla në të gjithë Shqipërinë. Ishte thënë që atëherë që do të kulmonte me një protestë të madhe. Nuk ka asnjë pyetje dhe asnjë diskutim që PD është gati, por edhe qytetarët, bizneset, fermerët e pensionistët. Kjo është një protestë qytetare. I drejtohet kujtdo që nuk bie dakord me krimin në qeveri. Politika ka shkaktuar të gjitha këto pasoja që po u vuajnë qytetarët. 90 % e qytetarëve kanë konsum të ulët. Ka më shumë arsye për të protestuar kur të rinjtë e arsimuar janë të papunë. Është e vështirë që të hapen negociatat në qershor pasi qeveria ka dështuar që të plotësojë 5 kriteret. Në 2015 u ofrua një sugjerim për hapjen e negociatave, por qeveria dështoi. Pasi rruga e saj nuk puqet me BE. Ne besojmë që përveç monitorimit të 5 prioriteteve, do kishte edhe një rreptësi më të madhe për të monitoruar punën e qeverisë. Kryeministri, e kam të vështirë ta them, por gënjen. Ne kurrë në asnjë rast nuk kemi kërkuar mos hapjen e negociatave. Ne kemi kërkuar hapjen e tyre. Ne nuk do të mbyllim një sy kur e vërteta është kjo. Në protestat e PD nuk kanë pse të kenë frikë. PS se marr përsipër. Në krye të protestës do të jemi ne, deputetë të PD, artistë, akademikë, pedagogë, intelektualë. Takimi është caktuar në 10:30, ku do të mblidhemi të gjithë. Do të jetë proteste që do të tregojë forcë dhe jo numrat. Do të shkundë qeverinë. Nuk është parashikuar të jetë e tej zgjatur protesta. Nuk do të thotë se ne nuk djegim makina, por opozita e ka seriozisht. Dua që nesër të iki Rama, të ulen taksat, të ikë Xhafaj. Aksioni politik do të pasojë me rezultate konkrete”, u shpreh deputetja demokrate.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...