Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në ku shfaqen Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, në rrjetin social “facebook”.
“Kush është pashai? Zbulohet nesër në orën 11:00”, shkruhet në tekstin që shoqëron videon.
Opozita e bashkuar do të zhvillojë nesër protestën e paralajmëruar para godinës së qeverisë. Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë.