Nenkryetari dhe deputeti i Partise Demokratike i eshte pergjigjur ministrit te Brendshem se i perket pretendimit te tij per vertetesine e audiopergjimit ndaj te vellait.
Ne statusin e tij ne FB Paloka i pergjigjet Xhafajt me ate barcaleten: -" “Po me tre here a bëhesh...?”
Ja cfare shkruan Edi Paloka ne FB
E mbani mend ate barcaleten qe përfundon me pyetjen “Po me tre here a bëhesh...?”
Fatmir Xhafaj paska deklaruar qe ne se vërtetohet se ne audiopergjim është i vellai, atëherë ai do te jap dorëheqjen nga ministër”
Kur PD denoncoi për here të pare faktin qe Agron Xhafaj ishte i dënuar si trafikant droge Fatmiri e mohoi.
Kur doli vendimi i gjykatës se Kasacionit ne Itali , Fatmir Xhafaj heshti për faktin qe Agroni , nuk kishte bere asnjë dite nga dënimi i tij, i strehuar ne folenë mafioze te Fatmirit.
Me pas u zbulua se Fatmiri kishte falsifikuar dhe Kodin Penal për te mbrojtur te vellain trafikant, por ai prape e mohoi me “dinjitet”.
Kur doli përgjimi qe vërtetoi se Agroni jo vetëm kishte qene por edhe vazhdonte te ishte kapo i trafikut ne Vlore, Fatmiri nxitoi ta largonte nga Shqipëria pikërisht me shpresën se do fshihte këtë te vërtetë.
Sot deklaroi se po u kap dhe për here te peste, atëherë “quhet”...
Nesër protestojmë qe mos i shohim e mos i dëgjojmë me shpifurinat e tyre.