×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jo përgjimi, dënimi i vëllait trafikant përcakton dorëheqjen e Xhafajt

Premte, 25 May 2018 20:34

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tentoi sot të zhvendosë vëmendjen e shqiptarëve dhe të ulë  sadopak qëndresën e tyre për të protestuar deri në largimin e tij dhe Ramës nga pushteti i krimit. Ndërsa e gjithë kauza e demokratëve dhe shqiptarëve është përgjegjësia morale dhe ligjore e Xhafajt për vëllain e tij të dënuar si trafikant, ky i fundit deklaron se sfidën e ka me vërtetësinë e audio-përgjimit. “Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim” shkruajti Xhafaj pak minuta më parë.

Por ky nuk është halli i shqiptarëve. Kjo gjithashtu nuk është përgjegjësia e Xhafajt në raport me ligjin, moralin dhe shqiptarët. Raporti i tij i vërtetë është me vëllain Agron-Geron Xhafaj, i dënuar me 7.2 vite burg për trafik ndërkombëtar të drogës. Madje morali dhe përgjegjësia politike e tij është ndihmesa që i dha jo vetëm në mos ekstradimin, por edhe në dorëzimin drejt Italisë.

Basti i sotëm i Xhafajt ka dy qëllime dashakeqase. Ai i paraprin pikësëpari një vendimi të marrë më herët nga Edi Rama dhe të dërguar Arta Markut për përcaktimin si sajesë të audio-përgjimit. Dhe së dyti qëllim dashakeqës, për të garantuar shqiptarët me dorëheqjen që nesër të mos dalin në protestën e opozitës.

Se sa do t’ia arrijë qëllimeve të tij, Xhafajt do ti duhet të presë orën 11 të së shtunës.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...