×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Xhaferaj paralajmëron krijimin e një qeverie anti-mafia

Premte, 25 May 2018 22:20

Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj zbuloi detaje nga protesta e nesërme e opozitës në Tiranë ku do të kërkohet largimi i Xhafaj dhe Ramës dhe krijimi i një qeverie anti-mafia.

Ai u shpreh se do të ketë një protestë masive dhe paqësore duke thënë se nesër duhet ndaluar e keqja.

"Do të jem familjarisht në protestë. Nga Durrësi do të jenë shumë qytetarë. Nuk ka autobus që të mbajë qytetarët e Durrësit që do të vijnë nesër në protestë?!

Po të mos ishte PD që të denonconte drogën dhe të inkriminuarit në parlament, Shqipëria do të ishte më keq se Kolumbia. Protesta do të kapërcejë PD", tha ai duke theksuar se Rama dhe Xhafaj janë të ikur tashmë.

"Rama dhe Xhafaj kanë ikur me këtë që vihet re. Ata janë të ‘vdekur’ që ecin, në kuptimin politik. Nuk është vetëm çështja e drogës, por arroganca dhe shpërfillja. Ndërkombëtarët u bindën shumë shpejt për gjendjen, Gunter Krishbaun tha se krimi dhe korrupsioni është në nivele të larta.

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Duhet një qeveri anti-mafia. Basha ka marrë përgjegjësi dhe kërkoi falje për qeverisjen e PD, është refleksion, është një lider që di të kthejë kokën pas dhe premtim se gjërat do të bëhen ndryshe", vijoi ai.

Xhaferaj paralajmëroi se nesër do të jetë një nga protestat më të mëdha që ka parë historia e pluralizmit në Shqipëri.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 22:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...