Rama ndryshon strehimin, do të fshihet në tunelet e Skraparit

Saturday, 26 May 2018 08:45

"Ishte paralajmëruar se Rama do të kërkonte strehim në Berat ditën e shtunë nga frika e protestës, por edhe Berati i është dukur afër. Rama do të shkojë më larg dhe do të fshihet në tunelet e Skraparit". Kështu komenton sot gazeta e PD-së, Rilindja Demokratike.

Kryeministri Rama planifikon largimin nga Tirana duke shmangur protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 11:00 dhe ende nuk ka një orë përfundimi… Ashtu si në dy protestat e tjera të mëparshme, atë të Kukësit, ku Rama u “strehua” në Vlorë, këtë radhë ka zgjedhur Qarkun e Beratit, ku pritet të shkojë në Skrapar.

Ky lajm konformohet nga burime pranë qeverisë dhe nga zyrtarë lokal të Qarkut të Beratit, të cilët kanë nisur prej dy ditësh parapërgatitjet për të pritur “komandantin”. Por më shumë se një tur informues nëpër Shqipëri, Rama e ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u shmangur nga protesta e 26 majit. Opozita ka deklaruar se do të jetë paqësore, por gjithçka varet nga zhvillimet e fundit, ku është paralajmëruar se mund të ketë të tjera video kompromentuese për anëtarët e kabinetit qeveritar të Ramës.

Nuk është hera e parë, që kryeministri zgjedh të largohet sa më larg vendit ku zhvillohen protestat. Në protestën e zhvilluar në Tunelin e Kalimashit, kreu i qeverisë zgjodhi të vizitonte Vlorën. Ndërsa protestuesit e acaruar nga vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit” digjnin sportelet që mblidhnin taksën, Rama fliste në Vlorë për zhvillimin e kësaj zone. Gjithashtu edhe tre ditë më vonë, kur protesta e kuksianeve u zhvendos pranë Gjykatës së Tiranës, Rama u “arratis” sërish dhe gjeti “strehë” po në Vlorë.?/RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...