×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: “Rama - Xhafa ik” jehonë në mbarë botën!

Saturday, 26 May 2018 16:39

Protesta e sotme e opozitës pati një jehonë ndërkombëtare. Shumë media amerikane i dedikuan shkrime Shqipërisë.

Ish kryeministri Berisha e quan këtë jehonë një fitore të madhe të opozitës.

“Mediat me te medha te botes jehone te jashtezakonshme ne kohe reale te protestes “Rama - Xhafa Ik” te opozites dhe lidhjeve te kesaj dyshje famezeze me krimin!Fitore e madhe per opoziten!”, shkruan Berisha.

Ndërkohë, rikujtojmë se fati i audiopërgjimit ‘Xhafaj’ është në dorë të Prokurorisë, e cila e ka dërguar për ekspertim në Itali.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha

22 mins · 

“Rama - Xhafa ik” jehone ne mbare boten!

Mediat me te medha te botes jehone te jashtezakonshme ne kohe reale te protestes “Rama - Xhafa Ik” te opozites dhe lidhjeve te kesaj dyshje famezeze me krimin!Fitore e madhe per opoziten!

Ketu me poshte keni lajmet e Neë York Times, Ëashington Post, Star Herald, As Press! sb

“Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës, ja çfarë shkruajnë

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë. Kryesisht mediat amerikane i referohen Associated Press. Gazeta Amerikane Ëashington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP ka pasqyruar protestën e opozitës në Shqipëri.

Me titullin “Opozita shqiptare mblidhet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë”, gazeta amerikane nënvizon se mijëra mbështetës të opozitës bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

“Mbështetësit e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit, duke thirrur “Rama ik”. Ata mbanin postera anti-qeveritarë dhe flamuj shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian ndërsa disa hodhën gurë dhe objekte të forta drejt ndërtesës së kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thekson Ëashington Post.

“Ekziston vetëm një rrugëdalje – kjo qeveri do largohet nga populli i bashkuar”, tha Basha.
Kreu i opozitës tha se “qindra mijëra” mbështetës morën pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra.

Disa protestues hoqën një gardh në Ministrinë e Brendshme dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur gjatë një përplasje me policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh.
Ndërkohë, Rama reagoi në Facebook duke falënderuar demokratët “të cilët nuk e mbështesin qeverinë, por ende refuzuan të marrin pjesë” në tubim.”


Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...