Nga Fatmir Guda
Sepse në kulmin e agravimit të situatës ai ndërhyri për të mos lejuar eskalimin e saj.
Shigjetat fajësuese mbërritën nga dy krahët:
Prej kundërshtarëve politikë, që ja quajnë protestën të dështuar dhe pa kauz; dhe
Prej zërave brenda llojit, që prisnin me të drejtë tu dilte flaka kryeministrisë dhe ministrisë së brëndëshme.
Secili ka këndvështrimin dhe interesin e vet në interpretimin që bë , por në fund të fundit përgjegjësia do i takonte vetë organizatorit të këtij tubimi kombëtar, zotit Lulzim Basha të vinte pikat mbi i, nëse opozita do rrëshqiste në shinat e vjetra, apo do kish një sjellje tipike perëndimore, që paralajmëron e nuk dhunon institucionet sado të inkriminuara prej frymës së përcjellë në to nga kreu i qeverisë. Pak më shumë kjo kambanë e sotme rra që të dëgjohej edhe prej vëndeve partnere, jo për tu kërkuar atyre mos çeljen e negociatave, siç llafit poshtë e lartë kryeministri, por tu përcillet atyre mesazhi popullor, se në Shqipëri qeverisja është e kriminalizuar dhe inspiruesja e mirëfilltë e trafiqeve të drogave.
Mua vetë, prezent në këtë protestë, një zë i brëndshëm më ulërinte fort për të mësyrë dhunshëm deri në zyrën e Ramës dhe Xhafës, por ja që dijenia, jo frika më çoi logjikshëm në arsyetimin, se muret e godinave janë simbol i shtetit, i atij shteti, të cilin kemi nevojë ta kemi rregullator të jetëve tona e jo barrë, pavarsisht kontigjentit humano-partiak, që uzurpon provizorisht brënda tyre.
Pavarsisht oshilacioneve dhe defekteve të opozitës të njohura edhe prej lidershipit të saj, kjo e sotmja ngelet një protestë perfekte në të gjitha drejtimet, që nga mbështetja popullore, mesazhet e përcjella, mbarëvajtja e vetëkontrrolli e deri tek skenari dhe rregjizura me dekorin e flamujve e banderolave.
Të gjithë ata, që do i lënë kohë vehtes në gjykim dhe që padyshim i përkasin shumicës së nëpërkëmbur nga "rilindja" e 99-çave, do të vlerësojnë se përtej flakëve brënda zyrave të kryeministrisë e ministrisë së brëndëshme, protesta e 26 Majit duke tejkaluar gjithë në të gjitha dimensionet organizimet e mëparshme të Lulzim Bashës i shkallmoi themelet kartelit qeverisës dhe që në rastin e rradhës gjithshka do shkërmoqet e bjerrë me gjethet e vjeshtës...!
Kurse për ata që s'duan ta hanë llogjikën dhe u leverdis t'i shkojnë pas "karvanit që i lehin qentë" si dashamirës të "prosperitetit" që ka "shpërthyer" nga të katër anët e atdheut, s'ka sesi Basha të mos jetë dështaku, fikësi i opozitarizmit. Jo për gjë por për ta AI mbetet fajtori i protestës, që sot u prishi terezinë...