Rama ka qenë një nga kryeministrtat me mbështetjen më të madhe të valenciave ndërkombëtare.
I ardhur në një moment të veçantë dhe me një parapërgatitje disa vjeçare, ai lëvizi në korridorin e ngrohtë të fuqisë të sorrosit, me një infrastukture të majtë me kupolë të dyshimtë.
I mbështetutr veçantërisht nga Mogherini, Renzzi (ish kryeministri Italian), dhe përfaqësueja e tyre në Tiranë, Vlahutin, ai iu gëzua më së miri shenjave korruptive të tyre, të cilat nuk përfshijnë vetëm ato financiare, por pak më frikshëm përsa i përket shërbesave të interesit amerikan.
Gjithësesi edhe mbarimin i epokës së eshtablishmentit të Obamës nuk arriti ta dobësojë zellin majtist të mbështetjes ndërkombëtare. Gjithësesi Rama abuzoi në mënyrë të jashtëzakonshme me këtë mbështetje duke shkelur mbi opozitën dhe ligjin në vendin e tij.
Në këto kushte për shkak se i mungonte auditi ndërkombëtar, ai ndërmori akte të tmerrshme në qeverisje për një politikan. Ai qeveris i vetëm, pa ligj, pa institucion, ndaj po lë një trashëgimi kanceroze të drogës, nga kanabisi te hetroina.
Ai mundi që përgjegjësit më kriminale të afishuar si Sajmir Tahiri për kanabisin, Ilir Beqja për shkatërrimin total të sistemit të Shendetësisë, si dhe duke moszbatuar ligjin ndaj Fatmir Xhafës të krijojë përfundimisht precedentin e mosndëshkimit.
Për të mos folur këtu që emblemën e drogës, Sajmir Tahirin, që e coi në takim me Obamën. E emëroi koordinator të bashkëqeverisjes. E shpalli ministrin më të mirë. E shumë merita të tjera për të . Ndërkohë sulmet ndaj opozitës mbështeteshin nga faktori ndërkombëtar dhe ky ndjehej shumë më komod se një diktator i vetëshpallur.
E gjithë kjo tablo që sigurisht ka në begraundin e saj dhjetra personazhe dhe fakte të cilat do ti nënshtrohen një hetimi ndërkombëtar, tashmë janë një e shkuar.
Faktori ndërkombëtar në segmentetet e tij më me integritet dhe seriozitet duke respektuar të vëretetën dhe informatat reale për gjendejn në Shqipëri është trembur, jo vetëm nga ato cka bërë Rama, por edhe nga ato cka bërë vetë, qoftë edhe vetëm indiferenca. Pa folur këtu për raporte të ambasadorëve nga Tirana ekstremisht të korruptuara.
Pikërisht tani që Ramës i duhej gjithë ajo mbështetje për të konkluduar Çeljen e Negociatave, ai nuk i përgjigjet. Jo vetëm se ky ka abuzuar me të dhe se realiteti është ashpërsisht dramatik, për shkak të dështimeve dhe kriminalizimit të shtetit , por dhe për faktin se njerëzit indidviidualisht të përcaktuar si vlerësues të Ramës po zhvlerësohen në kohë dhe po i largohen fuqisë vendimmarrëse dhe influencës.
Shërbesat dplomatike tashmë nga Tirana janë aq vigjilente saqë nuk e pranojnë të fotografojnë strucin Rama. Përkundrazi tek ato vihet re një zhgënjim. Ka tone autokritike, dhe po i javiten të vërtetës alarmante të cilat përfundimisht e kthejnë në kohë të shkuar , në kohë të gabuar qëndrimin në pesëvjecarin e Ramës.
Prandaj ai rikthehet në takime me ndërkombëtarët, me atlete apo me këpucë, por gjithnjë duket i zbathur, madje dhe i zhveshur siç ai dhe soji i tij e kanë për qejf. /Redaksionale 55news.al