Deputetja demokrate e Dibrës Dhurata Çupi ka reagur sot në një postim në Facebook ku shprehet se Shqipëria duhet shpëtuar nga kjo ‘qeveri zhvatëse’.
Ajo është shprehur se po e çjerrin Shqipërinë copa-copa nje grup koncesionarësh ministra dhe kryekoncesinari Kryeminister.
Postimi i plotë
Kryekoncesionari dhe vartësit e tjerë koncesionarë.
Tashmë ka vite që veshët e qytetarëve dëgjojnë nji fjalor politik të vecantë.
Konçesione, taksa e tarifa , lluks e drogë.
Ndërkohë shohin e prekin , mjerim e vuajtje, arrestime e rrahje.
Vakte më pak e dhimbje më shumë.
Tek shikojnë që Shqipëria është futur në tepsi e po e çjerrin copa copa nji grup koncesionarësh ministra dhe Kryekoncesionari Kryeministër.
Ata nuk kan rregulla, nuk kan vuajtje. Thjeshtë copëtojne një Shqipëri në koncesjone.
Tashme Kryekoncesionari i ka marre të gjitha.
token e detin e ajrin, buxhetin e pasurin?.
nuk ka falje që e kthen ne normalitet.
Vuajtjen e mjerimin , e ka koncesionuar tashmë dhe ska asnji shpresë për negocim.
Prandaj êshtë urgjente shpëtimi i Shqipërisë , largimi sa më shpejt i kësaj qeverie zhvatëse.