Kush janë gjyqtarët që po kërcënohen për të lënë të lirë Tahirin

Hënë, 28 May 2018 10:34

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë ditën e sotme para gjykatës, pas apelimit të masës së sigurisë.

Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa trupi gjykues është gati i njëjti me atë që vendosi për kthimin e pasaportës.

Bëhet fjalë për Saida Dollani, e cila është kryesuese, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Por gjyqi i ditës së sotme, është në qendër të vëmendjes, pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan Donald Lu, se gjyqtarët po shantazhohen dhe kërcënohen.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.

Ish-ministri Saimir Tahiri është nën hetim, pas Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon për përfshirje në trafikun e drogës bashkë me grupin e Habilajve, të cilët i ka dhe kushërinj.

Se kush po kërcënon dhe po tenton të blejë gjyqtarët kjo dihet. /55News.al/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...