Rama e nis ditën duke mashtruar për mjekun

Hënë, 28 May 2018 10:44

Në një kohë që ka pasur një valë largimesh nga vendi të mjekëve të kualifikuar, kryeministri Rama gjen raste dhe të mjekëve që kanë lënë Gjermaninë për të punuar në spitalin e Peshkopisë.

Kjo ka qenë rubrika e tij e ‘mirëmëngjesit’ ditën e sotme teksa thotë se janë 13 mjekë që kanë lënë Gjermaninë për të ardhur për të punuar në vendin tonë, kundrejt bonusit të dhënë nga ana e qeverisë.

‘’MIRËMËNGJES, dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Po historia nuk është tamam kështu siç e thotë kryeministri Rama, pasi vetë mjeku mjeku Fatmir Xhemali shprehet se ka ardhur në Shqipëri për shkak të arsyeve familjare. Dhe më tej ai tregon se ka përfituar edhe bonusin.

Ai thotë se prej Gjermanisë ka marrë një eksperiencë më të mirë, dhe pret që këta të vërë në zbatim dhe për qytetarët e Peshkopisë.

“Jam Fatmir Xhemali, kam qenë me kontratë në dy lande të Gjermanisë, eksperienca nuk diskutohet, kam përfituar shumë eksperiencë të qënësishme në punën time, në anestezi. Ishin arsyet familjare që erdha por edhe joshja nga ministria e Shëndetësisë për bonusin, fillim i mirë do të thoja për mjekët, të tjerat, duke ardhur, duke bërë. Më lavdëroi shumë Dibrën një mjek kardiolog, mik i imi, për mua është shumë e rëndësishme ku punoj dhe të them të drejtën më doli më mirë se e kisha parashikuar”, thotë mjeku. /Faxweb/

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...