Dy ditë pas protestës Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet parlamentare në lidhje me aksionin opozitar.
Pas mbledhjes së grupit kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë një takim me aleatët.
Edhe LSI do të zhvillojë një mbledhje me deputetët, në krye të së cilës do jetë Petrit Vasili.
Pritet që pas mbledhjeve të ketë një komunikim me mediat në lidhje me atë se çfarë do të vendoset për bojkotin parlamentar dhe protestat.