Kreu i Grupit parlamentar Petrit Vasili ishte i ftuar në Fax News për të diskutuar për qëndrimet e opozitës pas protestës. Për sa i përket protestës së opozitës Vasili u shpreh se objektitvat janë arritur.
“Të gjithë ndërtojnë pritshmëritë kur organizojnë një protestë, por gjithshka që u realizua ishte përtej pritshmërive tona optimiste. Qytetarët sfiduan një vapë të madhe për të qenë të pranishëm. Kemi një situatë që ka shqetësuar mbarë opinionin publik kombëtarë. Ka një indinjatë nga qytetarët që Ministria e Brendshmë vazhdon prej vitesh të uzurpohet nga trafikantë droge.Një koleg i juaj gazetar i njohur i Rilindjes Demokratike, u dhunua nga policia. Për fat të keq një pjesë e medias u munduan ta manipulonin ngjarjen duke i dal në krah policisë.”
Ndërkohë që për sa i përket bojkotimit të parlamentit, Vasili u shpreh se do të ketë luftë pa asnjë kompromis në paralament.
“Integrimi shumë më i rëndësishëm se plaçollëqet e ditës që bën Edi Rama, apo butaforitë që bën prej huligani.
Misioni i opozitës ka qenë shumë i qartë pro europiznizmit dhe ka lobuar për këtë gjë. Ne nuk bëjmë kompromis me integrimin, dhe jemi shumë të zemëruar pasi një shkëmb është në mes të kësaj rruge i cili është kryeministri Rama i cili jo vetëm ka kriminalizuar vendin, por është dhe inspirues dhe zabatues i një strategjie antiperëndim.
Luftë pa asnjë kompromis në parlament, për çdo ngjarje kriminalizuese. Sot shtetit qeveriset nga një portal. Kemi të bëjmë me një ‘gansterizëm’ politik. Kemi të bëjmë me një klub karagjozësh të rrezikshëm pasi kanë pushtetin në dorë dhe rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve. Bojkoti është një vendim që duhet menduar mirë. Pozicioni i opozitës është vetëm për të qenë pro Evropës.”