Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka nisur këtë të martë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të shtetit. Në konferencën e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, ai u pyet nga gazetarët për vonesat në zbatimin e rekomandimeve për reformën zgjedhore. Greminger kërkoi plotësimin e rekomandimeve dhe futjen e votimit elektronik në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Për neve është e rendësishme që rekomandimet tona ti shohim të përfshira në reformën zgjedhore. Duhet përdorur kjo kohë, që puna të jetë më e shpejtë që të kemi kohë për testimin e votimit elektornik. Që të testohet në zgjedhjet vendore dhe përfundimisht të përdoret në zgjedhjet e përgjithshme. Ka ende vend për përmirësimin e kulturës politike. Nga një anë kemi një opozitë që e ngreh zërin e saj dhe në anën tjetër kudnërshtari duhet ta trajtojë me respekt” tha Greminger.