Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar sot një protestë përpara Ministrisë së Brendshme kundër ministrit Xhafaj.
Ata u mblodhën sot kundër qeverisë “së krimit”, kundër mbjelljes së drogë, kundër korrupsionit dhe kundër papunësisë.
Protestës së FRPD-së ju bashkua edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila tha se gjendja në të cilën kjo qeveri e ka katandisur vendin po detyron të rinjtë që të ikin me vrap nga Shqipëria.
Sipas Tabakut kjo qeveri mendon vetëm për shpëtimin e ministrave të kriminalizuar siç është rasti i Tahirit, “Një qeveri që është e angazhuar për të shpëtuar ish ministrin e brendshëm Tahiri nga burgu me të gjitha mjetet nuk mund të mendojë të hapë vende pune për të rinjtë.”
Fjala e plotë e Jorida Tabakut:
Në vitin 2009 kur qeveria demokratike e PD I dha shansin shqiptarëve të udhëtonin pa viza, rinia kishte një shpresë dhe një tjetër vizion për veten dhe kombin. Sot, të rinjtë po largohen nga një vend që në pesë vite ka pasur vetëm një parim “mbjelljen me drogë të çdo parcele”.
Sot, të rinjtë nuk kanë më një ardhmëri sepse arsimi I lartë është kthyer në biznesin personal të disa individëve që kanë paguar para për një ligj që është kundër të rinjve.
Sot, të rinjtë janë pengje të një qeverie që pranon punësimin vetëm nëse angazhohesh në blerjen e votës apo nëse I thur laved kryeministrit.
Sot, të rinjtë ende rrugëve të Shqipërisë sepse nuk ka punë për ta por për profesionistët e rilindjes.
Sot, të rinjtë jashtë Tiranës; të rinjtë në Elbasan, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Korçë janë skllevër të kampeve të drogës dhe të fortëve lokalë. E kanë lidhur jetën me drogën dhe I shërbejnë zotërinjve lokal për mbjellje, magazinim dhe shitje. Jo më larg se disa ditë më parë disa të rinj u kapën në Tiranë duke shpërndarë heroinë.
Kjo është gjendja kritike që kjo qeveri ka vendosur çdo të ri dhe çdo shqiptar.
Pretendojnë të na integrojnë në BE. Po si do të na integrojnë duke larguar çdo të ri nga Shqipëria? Si mendon qeveria të na integrojë duke krijuar një kartel të madh droge të drejtuar nga kryeministri?
Kjo qeveri nuk i jep dot përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të të rinjve pasi për çdo ditë të vitit ai është i angazhuar për të mbajtur në pushtet ministrat e tij që dalin të lidhur me krimin e organizuar apo me vjedhjen.
Një qeveri që është e angazhuar për të shpëtuar ish ministrin e brendshëm Tahiri nga burgu me të gjitha mjetet nuk mund të mendojë të hapë vende pune për të rinjtë.
Një kryeministër i angazhuar të mbrojë deri në skaj ministrin Xhafaj dhe të prodhojë gënjeshtra përditë nuk mund të merret me zgjidhjen e problemit të arsimit tuaj.
Një kryeministër i përfshirë në të gjitha aferat e pista të ministrave, drejtorëve dhe shtetit të drogës që ka ngritur nuk mund të ketë vizionin e të rinjve dhe as të punojë për ju.
Ne jemi këtu për të dhënë mesazhin se jo vetëm të rinjtë vazhdojnë ta duan edhe të luftojnë për këtë vend, për të ardhmen tonë por mbi të gjitha për t’i propozuar çdo të riu tjetër që nuk është këtu një alternativë që është më e mirë, më e ndershme dhe më pranë nevojave të tyre.
Nga këtu nis e ardhmja për një vend që nuk do të gjunjëzohet, dorëzohet dhe robërohet përballë një qeverie që jeton nga droga, merr frymë nga droga dhe padyshim që do të shuhet nga droga.