Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka postuar një video në “facebook” ku i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, që të japë llogari publike për premtimet e pambajtura.
Sipas Zhupës në plot tre vite në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka realizuar premtimet për të paktën 3 rrugë në Tiranë, që i përkasin Njësisë nr 7.
“Erion Veliaj ka shkuar 3 herë i ka premtuar rregullimin e rrugëve 1. Elvija Celebi, 2. Jonaq Paco dhe 3. Ferdinand Deda, dhe e premtonte që do e kryente në fillim të mandatit të tij. Tani jemi në fund të mandatit të tij dhe asnjëren nga këto rrugë nuk e ka rregulluar”, thekson Zhupa.
Postimi i plotë:
Veliaj le të jap llogari publike për rruget e premtuara, por që janë në gjëndje të mjerueshme dhe me zero investime nga bashkia.
Meqe bashkë me kapitetin e drogës Ramen, kanë nisur pseudollogarinë publike atëhere Veliaj ti jap llogari njësisë 7 për premtimet e pambajtura.
Erion Veliaj ka shkuar 3 herë i ka premtuar rregullimin e rrugëve 1. Elvija Celebi, 2. Jonaq Paco dhe 3. Ferdinand Deda, dhe e premtonte që do e kryente në fillim të mandatit të tij. (sic mund ta shikoni në videon bashkëlidhur) Tani jemi në fund të mandatit të tij dhe asnjëren nga këto rrugë nuk e ka rregulluar.
Ne shkuam edhe filmuam 3 rrugët që do kryheshin me shpejtesi që në fillim të mandatit, edhe aty infrastruktura është pa asnjë investim dhe paraqet shumë veshtiresi për banorët e zonës. (sic e shikon në videon) Të cilët e kanë edhe më të rëndë situaten kur janë ditët me shi, dhe gropat janë të mbushura me ujin e shiut.
Njësia 7 ka pothuajse të gjitha rrugët në brendësi të parregulluara. E vetmja gjë që Veliaj do mbahet mend nga banorët e njësisë 7, është që ju prishi lulishten dhe hapësiren e gjelbër. Edhe në vend të tyre në zonën e ish parkut, ka ngritur një kompleks pallatesh. Ky është aktiviteti prioritar i tij që propaganda s’ja mbulon dot: ndërtimi dhe betonizimi me pallate dhe kulla i Tiranës .