Qëndrimi për dhunën ndaj Kasmit/ Basha: Rama është i rrezikshëm

Tuesday, 29 May 2018 19:13

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me plagosjen e gazetarit Bledi Kasmi në protestën e opozitës. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha theksoi se qëndrimi i Ramës për këtë rast nuk e meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias. Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën evropiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standardet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë”, shkruan lideri i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha.

Screenshot 2

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 19:22
Login to post comments