Nxënësi denoncon drejtoreshën tek Berisha, po na diskriminojnë për votën

E mërkurë, 30 May 2018 11:43

Ish-kryeministri Sali Berisha njihet si politikani më aktiv në rrjetet sociale për shkak të mbajtjes së një komunikimi të hapur me qytetarët. Kësaj here Berisha sjell në vëmendje rastin e një nxënësi që denoncon drejtoreshën për diskriminim. Sipas nxënësit drejtoresha dërgon në ekskursione vetëm klasat ku mësojnë fëmijët e saj duke ndëshkuar kështu nxënësit e tjerë për shkak të një përgjigje negative për votën e kërkuar nga kandidatja e 11 e Ramës për qarkun Korçë.

Statusi i plotë i Berishës:

Nexenesi dixhital denoncon drejtoreshen per diskriminim!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje! Jam nje nxenes i vitit te dyte ne shkollen pnl Erseke. Drejtoresha e shkolles Zamira Meto ne 3 vitet e gjimnazit dergon klasen e femijeve te saj binjake, viti pare ne pogradec, i dyti ne sarande dhe i treti ne vlore. Asnje paralel tjeter nuk ka luksin te vizitoje keto qytete. Heren e pare nuk na derguan, gjoja dha urdher ministria qe nxensit te mos levizin sepse duket sikur po e bejne per fushate nderkohe femijet e saj shijuan detin e sarandes. A nuk eshte padrejtesi? Vjen viti i dyte per ne dhe kete rradhe Zamira perseri "tallet" me ne, por kete rradhe meson dhe nxenesit dhe femijet e saj qe te tallen me ne duke hedhur neper rrjete sociale shkrime te ndryshme qe gjenden dhe ne foto. E gjitha kjo ndodhi per shkak te nje pergjigje negative per voten e kerkuar nga kandidatja e 11 e Rames per qarkun Korce, Zamira Meto. Shpresoj qe kete shkrim ta merrni ne konsiderate dhe ta postoni ne faqen tuaj. Faleminderit.” /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 14:09
Login to post comments