Protestat nuk dështojnë, regjimi u dobësua me shume më 26 maj, i ra një pjese tjetër...

Premte, 01 June 2018 08:32

Nga Henrik Zotaj

E lexoj dhe e ndjek gjithnjë me kënaqësi Zhejin, si gazetar dhe analist, ne shkrimin e fundit.
"Po protesta dështoi regjimi u forcua", kuptohej lehtësisht qe e kishte patur me "nxitim" per ta përmbyllur shkrimin.
Protestat nuk dështojnë ne asnjë rast, këtu e kemi fjalën gjithnjë për protestat paqësore dhe demokratike qe udhëhiqen nga nje kauze e rëndësishme.
Ne çdo vend demokratik, e aq me shume ne vendet me demokraci te brishta, protestat jane tharmi i demokracisë, janë formati i zgjimit te qytetareve përpara çdo padrejtësie te qeverise, jane tharmi dhe bashkimi i idealisteve dhe progresisteve te çdo force politike ne opozite, protestat jane energjia dhe plazma e çdo force politike opozitare, protestat jane kurajoja qe i jepet qytetareve per tu vetedijesuar për fatet e vendit ato janë "zjarri" qe e mban gjithmonë te ndezur dhe vigjilente nje formacion politik opozitar, protestat janë koherence, janë ndërgjegjësim, protestat janë kerkesa legjitime dhe rruga per ti mbrojtur te drejtat e fituara, protestat jane uragan para te cilit "dridhen qeverite" ne demokraci.
Protestat nuk duhen pare nga përmasat qe kane por nga kauzat qe mbrojnë.
Nëse flasim per protestën e 26 majit, ajo proteste i kishte te dyja, edhe numrin e larte te pjesëmarrësve dhe udhëhiqej nga nje kauze shume e rëndësishme.
Kjo proteste nuk quhet dështim, kjo proteste quhet zgjim, quhet ndërgjegjësim për te gjithë ato qe kane hallet dhe qejfet e tyre dhe kane harruar te shohin se cbehet me te drejtat dhe vendin e tyre, kjo proteste quhet reagim qytetar per kedo qe e do vendin e tij.
Cdo proteste ne vetvete është forcim per vete opoziten dhe eshte goditje per qeverine. Protestat paqesore ne kohe normale japin vetem mesazhe pozitive per qytetaret dhe ne te njejten kohe vene nen presion qeverine, por kur ato kane kauza te rendesishme si kjo e 26 majit, ato arrijne te cmontojne pjese.. pjese.. te keqen, deri ne suksesin e tyre te plote.
Prandaj protesta e 26 majit:
"Po, fitoi... regjimi u dobesua edhe me shume", ate dite regjimit i ra dhe nje pjese tjeter...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...