Vetitë kurative të trëndafilit

Hënë, 11 June 2018 12:46

Trëndafilat dhe aroma e tyre janë adhuruar prej shekujsh. Me petalet e tyre mund të përgatisni shumë kura bukurie, gatimi dhe mjekësore. Trëndafilat mund të mos jenë të ngrënshëm por ato ofrojnë një sërë vlerash shëndetsore.

Petalet e tyre kanë aftësi qetësuese, luftojnë inflamacionin, përmirësojnë humorin, i bëjnë mirë sistemit nervor, rivendosin ekuilibrat emocionalë e të tjerë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një shurup bimor të ëmbël dhe pak të thartë.

Ky shurup është i shkëlqyer për shumë probleme të rrugëve të frymëmarrjes dhe acarimit të fytit.

Kura Terapeutike E Petaleve Të Trëndafilit

Në këtë kurë mund të përdorni petale të thara ose të freskëta.

Për përgatitjen e kurës ju nevojiten:

Trëndafila të freskët ose të tharë

Mjaltë

Uthull molle

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të mbushni më shumë se çerekun e kavanozit me petale trëndafili.

Më pas hidhni mjaltin mbi to deri sa zbuten dhe të shkrihen me mjaltin.

Sasia e mjaltit të përdorur është e gjitha në varësi të ëmbëlsisë së dëshiruar të kurës.

Nëse kurën e dëshironi të ëmbël, atëherë mbusheni gjysmën e kavanozit me mjaltë.

Më pas hidhni uthullën e mollës deri sa të mbushet i gjithë kavanozi.

Përzieni butësisht deri sa të largoni flluskat e ajrit dhe shtoni sërish uthull deri sa të gjithë përbërësit të zenë vend.

Mbulojeni kavanozin me një mbështjellëse plastike dhe më pas vendosni kapakun.

Futeni kavanozin në një vend të freskët për dy deri në katër javë.

Gjatë kësaj periudhe tundeni atë herë pas here.

Më pas kullojeni dhe futeni në frigorifer ku mund të qëndrojë për një vit.

Përdorimet E Kurës Së Trëndafilit

Këtë kurë mund ta përdorni gjatë stinës së virozave, gripit dhe të ftohurës.

Sa herë që keni kollë, bllokim të frymëmarrjes ose acarim të fytit, mund të hani nga një lugë.

Nëse jeni shtatzënë, lehonë ose merrni medikamente të caktuara, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 13:22
Login to post comments