Mos vish rroba tepër të ngushta për ty.
Njerëzit mendojnë se duke veshur rroba të ngushta, do të duken më tepër formalë. Mirëpo harrojnë se ato xhinset tepër të ngushta që kohët e fundit janë edhe tepër në modë, e ngushtojnë trupin duke e transmetuar forcën e ngushtimit edhe në qafë, shpatulla dhe fundshpinë, në të cilat do të ndjeni edhe lodhje më pas. Ndaj, zgjidhini rrobat që vishni, në mënyrë të tillë që minimalisht të mund të vendosni një gisht midis veshjes dhe lëkurës suaj.
Mos pi duhan.
Pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese të ndërmarra në vend për të mos pirë më duhan, sërish ka plot persona që vazhdojnë të tymosin cigare përgjatë ditës. Ndërkohë që duhani përbën faktor risku për kancerin në mushkëri, për ulçerë gastroduodenale, për impotencë dhe infertilitet, është vënë re se duhanpirësit janë më të prirur të përjetojnë dhimbje shpine, se joduhanpirësit. Kjo për shkak se duhani ngadalëson qarkullimin e gjakut. Kjo gjë e dëmton indin lidhor në artikulacionet dhe muskujt e shpinës.
Lëviz sadopak përgjatë ditës.
Jeta sedentare është një nga shkaqet më madhore të dhimbjes së shpinës që kushdo e injoron. Me shtimin e punëve ulur dhe pa mundësi të shumta për të lëvizur, ne shpenzojmë 8-10 orë çdo ditë në të njëjtin pozicion. Të ulur, duke parë drejt kompjuterit. Përpiqu të çohesh dhe të bësh sadopak stretching në punë. Kur qëndron ulur, mundohu të mbash pozicion e saktë ulur në karrige, duke e mbajtur shpinën drejt dhe në kënd 90 gradë me këmbët.
Mundohu të reduktosh stresin në jetën tënde.
Ne i nënvlerësojmë pasojat negative të stresit në shëndetin fizik. Stresi mund të shkaktojë dhimbje fizike, sepse mund të tensionojë muskujt tanë duke na dhënë spazma të ndryshme dhe dhimbje. Kudo ku shkon, mundohu të mbash në mendje gjëra pozitive, sepse kjo gjë ndikon në relaksimin e trupit dhe në qetësimin tuaj. Mënyrat relaksuese, si meditimi, joga, apo frymëmarrjet e thella gjithashtu ndihmojnë në relaksimin tuaj dhe mund t’i praktikoni mjaft mirë.
Mos vish taka tepër të larta për ty.
Kjo këshillë vlen më tepër për femrat, të cilat e kanë më madh presionin për t’u dukur perfekte dhe si modele për këdo. Gjithsesi, takat janë mjaft të dëmshme për posturën e femrave, sidomos për artikulacionet dhe muskujt e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se takat tepër të larta ndikojnë negativisht në shëndetin fizik, sepse e bëjnë të pamundur që një femër të ruajë balancën dhe posturën e drejtë, kur ecën me to. Nëse e ndjeni si një rregull për t’u veshur në këtë mënyrë në punë, mundet shumë mirë të vishni atlete të rehatshme rrugës dhe takat në mjedisin e punës. Një ndryshim i tillë në dukje i parëndësishëm, ka një vlerë tepër të madhe për shëndetin tua