4 filxhanë kafe në ditë për një zemër të shëndetshme

Hënë, 25 June 2018 16:19

4 filxhanë me kafe të fortë në ditë mund të jetë receta për një zemër të shëndetshme, sidomos për të moshuarit. Një grup shkencëtarësh nga Gjermania, të drejtuar nga biologët molekular Judith Haendeler dhe Joachim Altschmied, mendojnë se kanë zbuluar të dhëna që tregojnë për magjinë e kafes në shëndetin e zemrës dhe sa kafeinë duhet të konsumojmë çdo ditë për të marrë sa më shumë përfitime.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që pinë kafe janë më pak të rrezikuar që të vdesin nga një sërë sëmundjesh, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru ose diabeti. Dy studime, njëri i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA tek më shumë se 400 mijë njerëz dhe tjetri i kryer tek më shumë se 500 mijë evropianë, kanë zbuluar se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar që të vdesin nga çfarëdolloj shkaku krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare kafen.

“Kur pini 4 filxhanë kafe, ato përmirësojnë funksionin e qelizave dhe i bëjnë më protektive”, tregon Altschmied për Business Insider.

Kafja lidhet gjithashtu me një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore, si ulja e rrezikut për sëmundjen e mëlçisë (cirroza), rrezik më i vogël për zhvillimin e një sërë llojeve të kancerit, rrezik më të ulët për zhvillimin  demencës, alcajmerit dhe depresionit. Kafja është gjithashtu e mirë për zemrën – njerëzit që pinë 3 ose 4 filxhanë kafe në ditë mund të jenë 19% më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 12:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...