Kur ka qenë hera e fundit që keni menduar për grupin e gjakut? Ndoshta kur keni marrë patentën dhe ju është dashur të bëni analizat e gjakut? Ndoshta do të mendoni më shumë për këtë të fundit kur të mësoni se sa shumë ndikon grupi i gjakut në funksionet metabolike e jo vetëm. Më poshtë do të lexoni shtatë fakte interesante
Grupi i gjakut ndikon në regjimin ushqimor që duhet të ndiqni
Siç konfirmohet nga Natyropatia Peter J. D'Adamo, lloje të ndryshme të gjakut rezultojnë të kenë nevoja të ndryshme për lëndë ushqyese.
Njerëzit me grupin e gjakut O gjaku kanë tendencë të kenë probleme me tretjen dhe stomakun. Kjo gjë do të thotë se ata kanë nevojë për një dietë të pasur me proteina me bazë shtazore e bimore.
Personat e grupit A kanë një sistem imun të ndjeshëm dhe duhet të hanë shumë agrume dhe perime si brokoli, spinaqi dhe hudhra.
Njerëzit që kanë grup gjaku B kanë tendencë të prodhojnë nivele më të larta të kortizolit (hormon stresi) dhe kësisoj duhet të shmangin yndyrnat, vajrat vegjetale dhe alkoolin.
Grupi AB zakonisht nuk ka mjaftueshëm acid në stomak dhe duhet të konsumojnë produkte si uthulla e mollës dhe mjaltë manuka për të rritur nivelet e acidit të stomakut dhe për të siguruar tretjen e duhur.
2. Lloji i gjakut ndikon në personalitetin tuaj.
Njerëzit që kanë grupin e gjakut A njihen si njerëz paqësorë që shpesh vendosin nevojat e të tjerëve para vetes.
Gjaku B shpesh klasifikohet si një individ indiferent dhe emocionalisht fleksibël . Pra u përputhet të tjerëve dhe nuk pëlqen dramat.
Tipi AB priret të jetë racional dhe me karakter të fortë !
Tipi O nga ana tjetër, ka tendencën të shqetësohet shumë, ndonëse janë praktikë dhe të organizuar.
3. Lloji i gjakut gjithashtu ndikon tek fertiliteti.
Studimet kanë treguar se gratë me gjak të grupit O priren të jenë më pak pjellore.
4. Të stresuar apo të zemëruar gjatë gjithë kohës? E ka fajin grupi i gjakut
Për shkak se njerëzit me grup gjaku A prodhojnë më shumë kortizol, nivelet e tyre të stresit gjithashtu priren të jenë më të larta se mesatarja. Njerëzit me gjak të grupit O janë më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të zemërimit.
5. Grupi i gjakut ndikon në sasinë e yndyrës që akumuloni në zonën e barkut
Njerëzit që kanë grup gjaku A janë kryesisht intolerant ndaj laktozës, nuk tresin mirë mishin dhe ushqimet e detit.Kjo i bën ata të humbasin me vështirësi yndyrën e akumuluar në zonën e barkut