×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përse në verë dobësohemi më shpejt, a ndikon dielli?

Tuesday, 03 July 2018 21:45

Studimet tregojnë përse gjatë muajve të verës dobësohemi më shpejt se gjatë stinëve të tjera. Duket pikërisht kështu, dielli ndihmon të humbasim peshë: drita në gjatësinë e valës blu, drita shumë intensive gjatë ditës, duke depërtuar në lëkurë arrin qelizat  yndyrore sipërfaqësore dhe i bën ato të “shkrihen”. Pikat e lipideve në fakt bëhen më të vogla dhe nxirren më lehtë përmes membranës qelizore. Në dimër, prania e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe për këtë arsye akumulimin e yndyrës.

Sipas autorit të këtij studimi, Peter Light, studiues në Institutin e Diabetit në Kanada, qelizat e yndyrës do të punonin si një lloj ore biologjike, e cila i tregon trupit se sa yndyrë digjet sipas sezonit.

Ndryshe nga gjitarët, njeriu ka dhjamë pothuajse kudo në trup, nën lëkurë: në rrjedhën e evolucionit mund të ketë shërbyer si një sensor i jashtëm i dritës, i dobishëm për akumulimin e peshës dhe energjisë në dimër, kur ishte më e vështirë për të gjetur ushqim dhe i përdorin këto rezerva në verë, duke humbur peshë .

Kujdes nga djegia. Por, përveç shpjegimit që japin ekspertët, duhet të keni kujdes nga dielli, mos të ekspozoheni për orare të gjata pasi dëmtoni kështu shëndetin dhe rrezikoheni nga djegia.  Nuk duhet të qëndroni në diell me mendimin se sa më shumë të qëndroni aq më shumë kilogramë do të humbisni, sepse ende nuk është e qartë nëse është intensiteti apo kohëzgjatja e dritës ajo që aktivizon mekanizmin e “shkrirjes” së yndyrës./Shendeti.com.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...