Qershitë, benefite të mëdha në shëndet

E Enjte, 05 July 2018 08:17

Duke patur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë nga qershitë, por duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura mirë.Më poshtë po rendisim disa nga benefitet e këtij fruti.

Mike të linjave- Qershitë të japin ndjesinë e ngopjes, e mbi të gjitha kanë pak kalori. Janë një vakti i mirë rifreskues për pasditet e nxehta të verës. Për më tepër, bishtat e qershisë të ziera me ujë, me pak kanellë dhe murriz krijojnë një çaj dezintoksikues, diuretik dhe qetësues, dhe shumë të nevojshme për të luftuar celulitin.

Luftojnë plakjen- Këto fruta të vogla dhe të parezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen.

Të japin energji- Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.

Lëkurë e bukur- Qershitë na bëjnë dhe ne të bukur, sidomos lëkurën. Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral, i përzien bashkë në mikser, e lë të pushojë 10 minuta, përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për tu aplikuar në zonën përreth syve. Në këtë mënyrë largoni qeset që formohen, rrudhat dhe shikimin e lodhur.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 08:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...