×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshilla si të luftoni djersën

E Enjte, 05 July 2018 20:10

Aroma e pakëndshme e djersës në muajt e nxehtë të stinës së verës është thjesht e padurueshme por ekspertët japin disa këshilla se si të luftojmë këtë problem.

Një pjesë e gjëndrave që prodhojnë djersë, janë të zakonshme të shpërndara në të gjithë trupin. Këto gjëndra prodhojnë djersë si rezultat i veprimtarisë fizike, por pa aromë të rëndë. Gjëndrat e tjera të cilat janë të përqendruara  në sqetull dhe organe gjenitale, prodhojnë djersë e cila bart një larmi molekulash. Ato janë pa aromë kur sekretohen por nga kontakti me bakteriet kundërmojnë aromë të pakëndshme.

Kështu lind nevoja për disa këshilla se si të luftoni djersën:

Dush i shpeshtë

Përdorimi i sapunëve antibakterialë për të pastruar sqetullat

Përdorini kundra djersë

Depilimi i sqetullës në mënyrë që djersa të zhduket shpejt

Vishni rroba pambuku  dhe të pastra

Një nga mënyrat për të zbehur aromën e rëndë të djerës është dhe përdorimi i deodorantit.  Si një produkt kozmetik, deodoranti (antidjersa) shërben si ilaç për arsye se ndalon përkohësisht gjëndrat e djersës të prodhojnë bakteriet.

Përsa i përket legjendës që thotë se meshkujt kanë më shumë gjëndra djerse sesa femrat, në të vërtetë, ndodh krejt e kundërta. Femrat janë ato që kanë numrin më të madh të gjëndrave të djersës në raport me meshkujt. Thjesht, këta të fundit djersijnë më tepër sepse gjendrat e tyre janë më aktive.

Djersa është pjesë e procesit metabolik por këshillohet të mbahen parasysh këshillat e listuara për të shmangur sa më shumë aromat e pakëndshme në stinën e nxehtë të verës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...