×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ushqimet që duhen konsumuar nëse jeni me diarre

Saturday, 07 July 2018 12:13

Diarreja është një sëmundje, e cila karakterizohet nga shtimi i motilitetit të zorrëve të holla dhe të trasha si pasojë e një sërë sëmundjesh, apo faktorësh të tjerë (disa medikamente, ambienti i ftohtë me marrjen e virusit të gripit etj), të cilat karakterizohen më diarre. Është një gjendje domethënëse, pasi nëse humbet një sasi e madhe lëngjesh me diarre, prishen edhe ekuilibrat hemodinamikë në organizëm, të cilat manifestohen me ulje të presionit arterial.

Mjekimi më i mirë do të ishte parandalimi. Nëse ajo shfaqet dhe është e vazhduar, normalisht do të kërkohet marrja e medikamenteve antidiarreike, por nëse është e rrallë, mund të konsumoni produktet ushqimore të mëposhtme dhe të jeni të sigurtë se do të keni rezultate pozitive.

Bananet – Bananet janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Ato kanë veti shëruese, sepse treten lehtë në stomak dhe janë qetësuese. Bananet përmbajnë burime të mëdha kalciumi, i cili ndikon  në humbjen e lëngjeve me anë të diarresë.

Orizi – Orizi konsiderohet si një nga ushqimet më me shumë vlera për të luftuar diarrenë. Është i lehtë për t’u tretur, sepse përmban fibra dhe ndihmon për të ngadalësuar procesin në traktin gastrointestinal, pra kundërshton fenomenin patologjik të diarresë.

Pure molle – Përfshijeni në ushqimet tuaja, sepse është e pasur me fibra që sigurohen nga pektina, një lëng, i cili konsiderohet si i njohur për të na ndihmuar në reduktimin e diarresë. Është e pasur me vitamina ushqyese.

Vezë të ziera – Vezët janë të shkëlqyera për t’u konsumuar gjatë kohës që jemi me diarre, sepse ato japin proteina, të cilat trupit tonë i japin energjinë e humbur gjatë kohës që ne jemi me diarre.

Çibuk me kripë – Një ushqim tjetër që duhet konsumuar është edhe çibuku me kripë, sepse përmban veti të cilat e mbajnë trupin tonë mjaftueshëm me ujë dhe do të na ndihmojë nga dehidratimi që vjen si pasojë e diarresë.

Djathi – Djathi hyn në produktet e bulmetit tepër të shëndetshme për shkak të vlerave që përmban, që nga proteinat, kalciumi, kripërat minerale etj. Përsa i përket diarresë, djathi bën të mundur reduktimin e tkurrjeve intestinale duke çuar në ndalimin e diarresë, ndaj duhet ta konsumoni edhe këtë produkt, nëse dëshironi rezultate sa më pozitive dhe të shpejta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...