Zbulimi më i ri, ja si të kuroni diabetin dhe presionin e gjakut pa ilaçe

Hënë, 09 July 2018 18:16

Qëndrimi në ambient të hapur mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe stresit, tregon një raport.

Të dhënat nga 300 milionë njerëz u analizuan si pjesë e rishikimit të studimeve ekzistuese që përfshinin në përfitimet e supozuara të natyrës, transmeton ksp.

Studiuesit shpresojnë se ky zbulim, i cili mbështet vitet e hulumtimeve do të nxisë mjekët që të rekomandojnë pacientët të shpenzojnë më shumë kohë në hapësira të gjelbra.

Shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore morën në studim të dhëna nga 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, për të ardhur në konkludim.

Ata po ashtu vlerësuan efektin e natyrës te njerëzit në Australi, Evropë dhe Japoni. ‘Hapësira e gjelbër’ u përkufizua si tokë e hapur, e pazhvilluar me vegjetacion natyror, si dhe hapësira të gjelbra urbane, të tilla si parqet dhe gjelbërimi i rrugëve.

Skuadra krahasoi shëndetin e njerëzve me qasje të vogël në hapësira të gjelbra me atë të njerëzve me sasinë më të lartë të ekspozimit.

Caoimhe Twohig-Bennett, autore kryesore e studimit, pranoi se nuk janë të sigurt se çfarë shkakton përfitimet e gjetura.

“Kalimi i kohës në natyrë sigurisht na bën të ndihemi më të shëndetshëm, por deri më tani ndikimi në mirëqenien tonë afatgjatë nuk është kuptuar plotësisht. Qëndrimi jashtë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes së parakohshme dhe lindjes së parakohshme, dhe rrit kohëzgjatjen e gjumit”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...