50 vite më parë, planifikimi familjar u njoh si e drejtë njerëzore. Megjithatë, metodat e sigurta dhe të besueshme të kontracepsionit ende nuk janë në dispozicion për qindra miliona njerëz. Shumë prej tyre përdorin metoda jo efikase, në disa raste edhe të rrezikshme, për të parandaluar shtatzëninë.
Në zonat në zhvillim, rreth 214 milionë gra ende nuk kanë metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar, për arsye që variojnë nga mungesa e informacionit apo shërbimeve ndaj mungesës së mbështetjes nga partnerët ose komunitetet e tyre. Kjo kërcënon aftësinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetet e tyre.
UNFPA ka grumbulluar 20 shembuj të metodave tradicionale, ndonjëherë edhe të rrezikshme, që njerëz në të gjithë botën kanë përdorur për të parandaluar shtatzëninë. Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre metodave.
Uthull molle
Shumë njerëz kanë tentuar të parandalojnë shtatzëninë duke futur ose konsumuar kimikate të dëmshme. Specialistët e shëndetit në Republikën e Moldavisë, Siri dhe Uzbekistan tregojnë se disa gra aplikojnë uthull molle në vaginë para ose pas aktit seksual që të mos mbesin shtatzënë. Edhe pse shumë raste të raportuara kanë ndodhur dekada më parë, kjo praktikë haset edhe në ditët e sotme.
Uthulla e mollës nuk funksionin si kontraceptivët. Por, shkakton një mosbalancim bakterial në vaginë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e infeksioneve vaginale”, thotë dr. Yasser Joha, mjek gjinekolog në Damaskë.
Sapunë për larje
Bluzat e bardha në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore tregojnë se para pak dekadash, disa gra fusnin një copë sapunë në vaginë para aktit seksual, pasi mendonin se mund të “vrasë” spermën. Kjo metodë mund të shkaktojë inflamacion, ulcerë dhe dëmtime të tjera të rrezikshme. Është gjithashtu një metodë joefikase dhe aspak e besueshme që mund të parandalojë shtatzëninë.
Coca-Cola
Nisa disa vende besohet se coca-cola ka veti kontraceptive. Në Angola, të rinjtë konsumonin coca-cola dhe dy ose më shumë aspirina para aktit seksual.
“E kam përdorur këtë metodë shumë vite më parë, kur isha adoleshente”, tregon një e moshuar për UNPA-në. Kjo metodë gjithashtu është joefikase dhe mund të shkaktojë dëmtime të indeve dhe infeksione.
Alkooli
Rakia është përdorur për larje vaginale në disa vende të Bosnje dhe Hercegovinës, kryesisht në vitet ’50-60, por ka mundësi që të përdoret edhe sot. Përmbajtja e lartë në alkool e saj mund të shkaktojë tharje vaginale dhe dhembje gjatë aktit seksual”, thotë dr. Tatjana Barišić. Ideja se rakia mund të parandalojë shtatzëninë është krejtësisht e gabuar, thonë ekspertët.
Feta të limonit
Në disa shtete, ekspertët e shëndetit raportojnë se gratë vendosin feta limoni ose lëng limoni në vaginë pas seksit. Kjo metodë mund të shkaktojë irritim dhe probleme të tjera vaginale.
“U habita, mos të them u shokova, kur zbulova se një grua vazhdonte të përdorte feta limoni në vaginë pas aktit seksual”, thotë dr. Ludmila Bologan, në Republikën e Moldavisë.
Shafran Indie
Shumë njerëz përdorin erëza për parandalimin e shtatzënisë, që në shumicën e rasteve janë të padobishme. Një çift të moshuarish në Nepal tregojnë se kanë përdorur shafran Indie të holluar në ujë si metodë kontraceptive. Burri tregon se ai dhe bashkëshortja e saj e përdorën këtë metodë pas lindjes së dy djemve të parë.
“Mendova që nuk duhet të lindnim më një fëmijë tjetër vitin e ardhshëm”, tregon ai. Por, përfunduan me 10 shtatzëni, ku vetëm 8 prej tyre kanë mbijetuar.
Xhenxhefil
Në disa vende, besohet se xhenxhefili ka veti kontraceptive. Në vitet ’90, disa gra në Panama mendonin se çaji i xhenxhefilit mund të ndikojë në ciklin e tyre menstrual. Ato konsumonin një pije me xhenxhefil, piper të zi dhe raki orizi për të parandaluar shtatzëninë.
“E pija në mëngjes dhe para se të flija”, tregon Chuon, një banore nga Kamboxhia. “Pasi linda fëmijën e katërt, fillova të përdor metodat moderne të kontraceptivëve”.
Qese plastike
Janë raportuar shumë raste në të gjithë botën të njerëzve që kanë përdorur qese plastike si një version i prezervativëve. Probabiliteti që ato të çahen është shumë i lartë. Në Sri Lanka, njerëzit kanë përdorur qeset plastike për pazar.
“Ato nuk ofrojnë asnjë lloj mbrojtjeje, si për shtatzëninë ashtu edhe infeksionet”, thotë Hemantha Senanayake, profesoreshë e gjinekologjisë në Sri Lanka. Në SHBA, një burrë tregon se dikur një shok i klasës kishte përdorur qeset e sanduiçit në vend të prezervativëve, pasi e kishte më të lehtë që t’i siguronte. Si pasojë, la shtatzënë shoqen e klasës.
Tullumbace
Në disa vende njerëzit përdorin tullumbace në vend të prezervativëve. Tullumbacet mund të shkaktojnë alergji , acarim ose infeksione. Probabiliteti është gjithashtu më i lartë që ato të çahen.
Dy prezervativë
Njerëzit gjithashtu vendosin dy prezervativë sipër njëri tjetrit sepse e keqkuptojnë faktin se çfarë do të thotë mbrojtje e dyfishtë.
Mbrojtje e dyfishtë do të thotë të përdoresh metodat moderne – pilula, injektime, impiante etj, së bashku me prezervativin, që është shumë efikas dhe i rekomandueshëm.
Kërcimi për së larti
Besëtytnia se hedhja pupthi pas aktit seksual mund të parandalojë shtatzëninë është shumë e përhapur, por nuk ka asnjë bazë mjekësore. Një ekspert i shëndetësisë në Taxhikistan tregon se ka ekspertë të shëndetësisë që e rekomandojnë këtë metodë. Në një ishull të Filipines, 74% e 5000 të rinjve të intervistuar besonin se hedhja lartë poshtë pas seksit mund të parandalojë shtatzëninë”, thotë Amina Evangelista Swanepoel, drejtuese ekzekutive e organizatës “Roots of Heath”.
Masazh të mitrës
Në disa vende, gratë i nënshtrohen një masazhi abdominal me besimin se mund të ndryshojë pozicionin e mitrës, duke bllokuar kalimin e spermës.
Por, nuk ka të dhëna që kjo praktikë është efikase dhe presioni i ushtruar mund të jetë i dhembshëm.