Bamjet përmbajnë vitaminë A, C, kalcium dhe hekur. Gjithashtu, bamjet përmbajnë minerale, vitamina, dhe antioksidantë të fuqishëm që janë të aftë për të parandaluar dëmtimin e qelizave, nga stresi dhe faktorët mjedisorë.
Por si mund të ndihmojnë bamjet në trajtimin e diabetit?
Përfshirja e bamjeve në dietën e një diabetiku mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Kjo është për shkak se bamjet nuk përmbajnë kolesterol dhe shumë pak yndyrë.
Studime të shumëfishta Vivo (tek kafshë) dhe Vitro (laboratorike), konfirmojnë se bajmet kanë vetinë të ulin nivelin e glukozës në gjak.
Një studim i botuar në vitin 2011, në Journal of Pharmacy & BioAllied Sciences, zbuloi se minjtë diabetikë që ushqeheshin bamje të thata treguan norma më të ulëta të nivelit të glukozës në gjak në krahasim me kohën para se të fillonte studimi.
Jashtë kërkimeve shkencor, shumë individë me diabet kanë raportuar një rënie të niveleve të sheqerit në gjak, pas pirjes së lëngut të bamjeve.
Përgatitja e ujit të bamjeve :
- 1. Lani 4-5 bamje
2. Prisni me thikë skajet dhe ndajeni bamjen përgjysmë
3. Vendosini bamjet në një enë
4. Mbusheni enën me ujë dhe vendosni bamjet për të paktën 8-24 orë
6. Shtrydhini bamjet në mënyrë që të lëshojnë çdo enzimë
7. Pas një dite hiqni bamjet nga uji dhe këtë të fundit pijen