Bashkë me verën, shtohen edhe dhimbjet e kokës.
Për shkak të kërkesave të shumta të lexuesve rreth këtij problemi, gazeta “Super Shëndeti” po ju risjell disa kura të shpejta bimore, por me informacion më të zgjeruar.
Dy formulat e mëposhtme që janë me uthull molle dhe me limon, janë të përkthyera nga një sajt i certifikuar anglez për mjekësinë herbalistike…
- 1. KURA E UTHULLËS SË MOLLËS
Në rast se vuani nga një formë e migrenës dhe përjetoni një ose disa prej këtyre simptomave: ndjesi të vjella, kokë që ju vjen vërdallë, lëndime, ndjesi goditjeje, dhimbje etj, patjetër duhet të provoni këtë ilaç të thjeshtë, duke përdorur vetëm 2 përbërës: uthull dhe ujë.
JA SI BËHET: Përzieni 50 ml uthull dhe 50 ml ujë në një filxhan (sigurohuni që uji të mos jetë shumë i ftohtë).
Lagini flokët dhe derdhni përzierjen mbi majën e kokës, në mënyrë që ajo të rrjedhë, duke lagur qafën tuaj.
Procesin bëjeni ngadalë. Vendosni një peshqir shumë të butë (mundësisht mëndafshi) rreth kokës dhe sigurohuni që pjesa e sipërme e kokës është e mbuluar.
Vendoseni fytyrën poshtë në shtrat, me krahët tuaj përgjatë trupit dhe sytë e mbyllur.
Qëndroni kështu për 10 minuta dhe pastaj, mund të ngriheni dhe të përjetoni rezultatet e mahnitshme.
Nëse është e nevojshme, përsëritni procedurën derisa migrena të zhduket.
Ky është padyshim ilaçi më i thjeshtë dhe më i efektshëm dhe i shpejtë për migrenën.
- 2. LIMONI
Limoni është shumë efektiv dhe i fuqishëm për të trajtuar dhimbjen e kokës, sepse është freskues dhe zbutës.
Plus, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.
- • Pirja e ujit të ngrohtë, të përzier me lëng të shtrydhur nga gjysma e limonit, do të zvogëlojë intensitetin e një dhimbje koke.
Ky ilaç natyral është i dobishëm për dhimbje koke të shkaktuara nga gazi në stomak.
- • Një tjetër mundësi është që të aplikoni lëvore të limonit, të shtypur, në ballin tuaj për të lehtësuar menjëherë dhimbjen.
Molla apo uthulla e mollës? Duhen të dyja…
Të dyja, mollët dhe uthulla e mollës mund të përdoren për të luftuar një dhimbje koke.
Ato ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.
Për më tepër, thjesht aroma e mollës së gjelbër mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës nga migrena.
- • Kur zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke, hani një copë mollë të spërkatur me kripë. Pastaj pini ujë të ngrohtë.
- • Përndryshe, mbushni një tas të madh me ujë të nxehtë me avull dhe shtoni 3 deri në 4 lugë uthull të mollës.
Mbajeni një peshqir mbi kokën tuaj dhe merrni në avull për 10 deri në 15 minuta.
- • Një tjetër mundësi është që të shtoni 2 lugë çaji me uthull të mollës në një gotë uji.
Ju gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni.
Pini 2 ose 3 herë në ditë.
– Mënyrën tjetër të përdorimit të uthullës së mollës, ua kemi shpjeguar që në krye të faqes.
Pini çaj xhenxhefili
Xhenxhefil ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Gjithashtu ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut në kokë, zvogëlon ënjtjen në tru dhe aktivizon opiatet natyrore në tru që ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjes.
- • Thjesht pini çaj xhenxhefili, deri në 3 herë në ditë për të zvogëluar inflamacionin në trup dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës.
Është e rëndësishme të pini në fillimin e dhimbjes së kokës, kështu që xhenxhefili mund të veprojë shpejt.