Në sajë të një hulumtimi shkencëtarët kanë gjetur që suplementet nga peshku, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, nuk kanë efekte të dukshme. Vaji i peshkut dhe thartirat omega 3 ofrojnë mbrojtje të vogël apo hiç fare të zemrës. Deri te këto njohuri kanë arritur shkencëtarët të cilët kanë bërë hulumtim të madh botëror, në bazë të të cilit kanë përfunduar që suplementet me bazë peshku nuk mund të pengojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja.
Gjithashtu, është zbuluar që ato madje mund të ulin nivelin e kolesterinës së shëndetshme. Omega 3, e cila të shumtën gjendet në vajin e peshkut, është e njohur për benefitet shëndetësore, kur konsumohet në doza të vogla në ushqim.
Megjithatë, këto thartira esenciale tashmë një kohë të gjatë kanë famën e produktit i cili mund të veprojë në mënyrë preventive kundër shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Në hulumtimin e shkencëtarëve të organizatës “Kohran” kanë marrë pjesë 112.059 njerëz nga Amerika Veriore, Evropa, Australia dhe Azia dhe në bazë të analizave të bëra është konstatuar që nuk ka dëshmi që shtojcat e këtilla pengojnë sëmundjen e zemrës, shkruan revista britanike Sun.
Analiza e tyre ka zbuluar dëshmi të rëndësishme që omega 3 e thartirës yndyrore nuk kanë efekt të rëndësishëm në preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo, ekziston dëshmia që suplementet rregullojnë nivelin e HDL-së, kolesterinës së mirë.
Është me rëndësi të theksohet që hulumtimi ka pasur të bënte kryesisht me suplementet, jo me thartirat omega 3 të marra drejtpërdrejt nga peshqit.
Pikërisht për këtë shkak shkencëtarët këshillojnë njerëzit që të hanë peshk së paku dy herë në javë dhe në tryezën e tyre të jenë të përfshirë mishi i salmonit, tonit dhe skumbrisë.