Imazhi i gjarprit përreth një shkopi është i njohur në fushën e mjekësisë. Këtë simbol pothuajse secili e ka parë në paketimet farmaceutike si dhe në spitale.
Mirëpo, ne e dimë që kafshimi i gjarprit është helmues dhe shpesh-herë vdekjeprurës, prandaj ky simbol në shikim të parë duket si një montim jo i përshtatshëm për mjekësinë. Megjithatë, emblema e lashtë e gjarprit përreth shkopit ka një histori. Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë.
Sipas mitologjisë, shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes i cili ishte njeri me krahë, lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve. Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop.
Më parë, përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhen me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit ka ndarë dy gjarpërinj luftarakë dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar.
Një tjetër përshkrim, gjithnjë sipas mitologjisë, tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperëndi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjellë njerëzit e vdekur përsëri në jetë, edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.
Te grekët, gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim. Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë shërues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi.