Një ilaç për trajtimin e malaries – i pari që merr aprovimin në 60 vite – ka marrë një dritë jeshile nga autoritetet në SHBA.
Ky ilaç mendohet të parandalojë rikthimin e një forme të malaries, që prek rreth 8.5 milionë njerëz çdo vit.
Kjo formë e malaries ka qenë një sfidë për shkencëtarët, duke qenë se qëndron i fshehur në mëlçi për vite me radhë dhe sulmon krejt papritur. Shkencëtarët e kanë përshkruar tafenoquine si një “arritje fenomenale”.
Rregullatorë në të gjithë botën do të shohin nëse mund t’ua rekomandojnë ilaçin popullit të tyre.
FDA thotë se ilaçi është efikas dhe e aprovon përdorimin e tij në SHBA, megjithatë thekson se duhet të kihet kujdes për efektet anësore. Për shembull, njerëzit që kanë mungesë në një enzimë të quajtur G6PD, nuk duhet ta marrin këtë ilaç pasi mund të shkaktojë anemi.
Dozat e larta të këtij ilaçi mund të shkaktojnë gjithashtu probleme për njerëzit me çrregullime psikiatrike.
Burimi: BBC / Shendeti.com.al