Lini duhanin dhe mbroni fëmijët, ja çfarë u ndodh

Diel, 19 August 2018 20:29

Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

Ky është konkluzioni i një studimi të fundit amerikan, i cili arriti në përfundimin se të thithurit të tymit të duhanit në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës.

Studimi i udhëhequr nga shoqata “American Cancer Society” mori në shqyrtim 70 mijë e 900 burra e gra joduhanpirëse. Ekspertët sugjerojnë se, mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit.

Një tjetër gjetje e studimit ishte se, nëse pjesëmarrësit kanë jetuar me një duhanpirës gjatë periudhës madhore, atëherë ata janë ndeshur me komplikacione të tjera shëndetësore.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për 10 ose më shumë orë çdo javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër me 27 për qind, nga sulmi kardiak me 23 për qind dhe sëmundje kronike të bllokimit të mushkërive me 42 për qind, krahasuar me ata që kanë jetuar në krah të joduhanpirësve.

Studimi është publikuar në rëvistën amerikane të mjekësisë parandaluese (American Journal of Preventive Medicine). Pjesëmarrësit janë pyetur mbi ekspozimin e tyre ndaj duhanit përgjatë jetës, e më pas është ndjekur me imtësi zhvillimi i shëndetit të tyre për 22 vitet në vijim. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

Politikë

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

  Një person ka pirë fotoksinë para dyerve të SPAK-ut. Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj i datëlindjes 1961 nga Lezha ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.    Pasi ka pritur ca kohë...

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...