Të gjithë e kemi ditur gabim këtë gjë për verën!

Tuesday, 04 September 2018 09:33

Një gotë verë në ditë e shëndetshme? Gaboheni! Nëse justifikoheni me faktin se një gotë alkool në ditë nuk ju dëmton, përkundrazi ju bën mirë për shëndetin, mbani shënim: nuk ka asnjë sasi të sigurt në konsumimin e alkoolit, as edhe një gotë!

Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore ‘Lancet’, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.

Studiuesit pohojnë se konsumi i moderuar i alkoolit mund të mbrojë organizmin kundër sëmundjeve të zemrës, por gjetjet tregojnë se kjo nuk vepron si mburojë për kancerin dhe sëmundjet e tjera. Studimi ka marrë në analizë 195 vende.

Pirja e përditshme e sasisë “standarde” të alkoolit prej dhjetë gramësh, e barabartë me një birrë të vogël, një gotë verë ose një gotë me 30 ml pije të nxehtë, rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën një nga 20 sëmundjeve të lidhura me alkoolin.

Në pamje të parë, rreziku nuk duket i madh, por në nivel global merr një dimension tjetër.

Për më shumë, “Në shtëpinë tonë” do të kemi dy të ftuar: Dashamir Elezi, President i Shoqatës së Somelierëve dhe Gent Stroni, doktor i shkencave mjekësore, të cilët do të na shpjegojnë më shumë rreth këtij lajmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

Sport

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

  Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila...

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...