×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Truri i vajzave apo i meshkujve? Ja cili është më aktiv

E Enjte, 06 September 2018 21:23

Sipas një hulumtimi të fundit, truri i vajzave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë edhe në shpjegimin e faktit se përse shumë vajza janë më të prirura të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të vajzës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se vajzat  janë më të prirura të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Përveç këtyre, studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i grave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Gratë gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit. Shëndeti.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

Sport

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

  Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila...

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...