3-vjeçarja në gjendje të rëndë, pasi luajti me këtë lodër

E mërkurë, 17 October 2018 11:42

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi fitoi një alergji nga një kuti kozmetike për fëmijë të cilën e kishin blerë për të.

Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pas vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.

Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve, transmeton Gazeta Express.

Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes reagoi në mënyrën më të tmerrshme. Ajo shkroi në Facebook:

Po e bëj këtë postim sepse mendoj se është shumë e rëndësishme t’ua kujtoj prindërve se duhet të kenë shumë kujdes se me çfarë i lejojmë fëmijët tanë të luajnë. Mua dhe Tonit kjo na i hapi sytë dhe tani do të jemi më të kujdesshëm në atë se çfarë është e mirë dhe e keqe.
Rreth 8 ditë më parë ne blemë këtë kuti kozmetike nga Family Dollar këtu në qytet... Duke menduar se nuk është e dëmshme... helmuese... ne kurrë nuk menduam se pasi kaluam gjithë ditën duke aplikuar atë në sytë dhe buzët e saj, ankthi ynë më i tmerrshëm do të bëhej realitet.

Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t'i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u monituruar.

3-vjeçarja nuk mund të hante për ditë të tëra dhe u desh të trajtohej për më shumë se një javë, derisa u shërua plotësisht. Sipas postimit të Kylie, kozmetika për fëmijë që ajo e bleu përmbante gjashtë përbërës të njohur kimik që shkaktojnë alergji tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Dëshmitë nga Himara/ Si na grabitën Goro dhe Bollano

Politikë

Dëshmitë nga Himara/ Si na grabitën Goro dhe Bollano

  Për më shumë se një dekadë, pushtetarët e Rilindjes kanë treguar se nuk bëjnë dallime krahinore kur vjen puna për ta shfrytëzuar postin për të vjedhur. Por në Himarë rrëmbimi...

11 korriku/ Balliu: Të bashkuar në betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga hajdutët e paravë të qytetarëve

Politikë

11 korriku/ Balliu: Të bashkuar në betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga hajdutët e paravë të qytetarëve

Nga Klevis Balliu: Sot bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka dhe Nënkryetarin Gazment Bardhi si edhe Kryetarin e degës 16 Edi Rexha në zonën e Astirit, në takime me qytetarët...

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...