Stresi është bërë pjesë e fabrikuar e jetëve tona të zëna me punë e obligime, por ai shkakton kërdi në shëndetin tonë dhe jetën tonë përgjithësisht.
Lexo për të mësuar masa që mund t’ju lirojnë nga stresi.
Ndikimi i stresit
Krejt epinefrina apo adrenalina prodhohet gjatë periudhës së stresit, metodë mbijetuese që lëshohet shpesh gjatë këtyre ditëve të zëna. Adrenalina lëshohet kur ju jeni nën presion mental dhe i thotë trupit të shndërrojë sheqerin e deponuar nga mëlçia në glukozë, për shkak se energjia bëhet e nevojshme që trupi ta ngritë alarmin për luftën e mundshme, apo përpjekjen për mbijetesë.
Lajmi i keq është se ky skenar gati kurrë nuk luhet dhe sheqeri i lëshuar në gjak nuk shfrytëzohet. Duke u deponuar si yndyrë, një nga dy gjëra mund të ndodhin nga tipi i prolonguar i mbijetesës.
Një: trupi juaj do të deponojë sheqerin e lëshuar sikur yndyrë dhe do të kërkojë për më shumë energji nga sheqeri. Kjo shton peshën (një efekt anësor i padëshirueshëm i stresit).
Dy: krejt ky stres dhe kjo tendosje herkuliane vazhdimisht shteron trupin tuaj nga energjitë, derisa në fund, paevitueshëm, trupi dërrmohet nga mbingarkesa. Kjo mund të dërgojë te rraskapitja e adrenalinës, thyerja nervore, apo sistemi imun i shkatërruar dhe kështu duke e bërë njeriut të ekspozuar nga sëmundjet. Rrethi vicioz përsëritet vetvetiu dhe duket që njerëzit nuk janë në gjendje të dalin nga kjo garë e tmerrshme.
Shkarkoje stresin
Këtu janë disa shprehi të shëndetshme që mund të integrohen në jetën tuaj të përditshme që ndihmojnë të liroheni nga stresi përgjithmonë.
1. Pakësoje kafeinën: kafeina stimulon lirimin e adrenalinës. Hiq dorë nga filxhanët e kafes dhe zgjedh çajrat e lirë nga kafeina, me të mira terapeutike. Apo, mund të pakësoni marrjen e kafeinës duke zëvendësuar kafen me çajin e gjelbër, që ka kafeinë sa 1/3 e një filxhani kafeje, por edhe të mira në formë të polifenolëve antioksidantë.
2. Meditimi: Programi meditues i përditshëm mund të bëhet metoda juaj numër një për t’u shfryrë në fund të ditës së ngarkuar dhe për të liruar tendosjen.
3. Merr frymë: hiqe stresin, largoje. Detyra specifike mund të detoksikëzojnë trupin tuaj dhe ripërtërijnë qenien tuaj. Provoje këtë ushtrim dhe arrite qëllimin për ngadalësim, butësi dhe thelloje çdo marrje frymë. Me secilën frymënxjerrje, shqiptoje fjalën qetësi në mendjen tuaj dhe nxirre tendosjen nga trupi, duke filluar nga maja e kokës e duke shkuar nëpër secilën pjesë të rupit, derisa të mbërrini në fundin e thembrave tuaja.
4. Pastroje rrëmujën: a keni dëgjuar për fjalën se çka zotëroni ju, do t’ju zotërojë juve pastaj? Jo vetëm këto gjëra e konsumojnë energjinë tuaj për mirëmbajtje e pastrim, por edhe i shtohen rrëmujës, duke ju bërë të paorganizuar dhe kështu duke ngritur nivelet e stresit. Shkurtoji dhe lëri të shkojnë. Rregull i mirë është: çdo gjë që nuk e keni shfrytëzuar për gjashtë muaj me radhë mund ta dhuroni në ndonjë organizatë bamirësie.
5. Qartësoje orarin: pakësoi angazhimet në kalendarin tuaj të takimeve. Nëse luftoni për të gjetur pak kohë të lirë, provo që së paku një ditë të javës ta kalosh vetëm … dhe të kënaqesh!
6. Riformoje perspektivën tënde: Derisa kapërceni nëpër një ditë, kushtoji kujdes se çfarë i shkakton ndjenjat e stresit. Përgjigjja jonë ka të bëjë shumë se sa do të na prekë kjo; duke rikornizuar perspektiven tonë në situatat stresuese, ne shpesh e shohim që rreziku është gjerësisht një iluzion dhe ët mbesim të qetë në mendje.