×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë po konsumoni?! Mashtrimet me lëngjet e gatshme të frutave pa fruta

E Enjte, 08 November 2018 19:14

Ndodh shumë shpesh që në markete gjen lëngje frutash të paketuara bukur dhe në kartona plot ngjyra!

Duket sikur lëngu brenda është i cilësisë më të lartë. Por në të vërtetë është thjesht një produkt industrial plot me substanca kimike pa asnjë lidhje me frutat natyrale.

Kjo është bota e mashtrimit të ushqimeve, ku të qenit të mprehtë nuk mjafton, por duhet të mbash sytë hapur dhe të kontrollosh etiketat në çdo rast.

Nëse mendon se po blen lëng portokalli, boronicash apo lëng shege të paketuar, atëhere shiko me kujdes se sa është përqindja e këtij fruti në etiketën e ambalazhit.

Në 90% të rasteve nga tregu vendas, sasia e boronicave apo e frutave të tjerë është nga 10-15%, madje edhe kjo falë koncentrateve kimike dhe aspak natyrale.

Pjesa tjetër? Ujë me shumë sheqer të pasuruar me ngjyrosës artificialë.

Ndaj këshilla kryesore është të konsumosh frutat e vërteta natyrale, ndërsa lëngjet e tyre t’i shtrydhësh vetë që të garantosh vërtetësinë, cilësinë dhe sigurinë maksimale për vete dhe për familjen tënde.

Të gjithë e kanë të thjeshtë ta kapin mashtrimin në raste si ato të çantave “firmato” që shpalosen trotuareve të qyteteve dhe shiten për 1000 Lek.

Por çantat janë sprova më e thjeshtë për një konsumator të mprehtë.

Çfarë ndodh nëse në market gjen mjaltë të paketuar mjeshtërisht bukur, që duket sikur është i cilësisë më të lartë, por që në të vërtetë është thjesht një mjaltë industrial dmth thjesht një shurup glukoze misri.

Mirësevini në botën e mashtrimit të ushqimeve, ku të qenit të mprehtë ndonjëherë nuk mjafton.

AgroWeb do t’i dedikojë një rubrikë të veçantë dhe një seri shkrimesh dhe analizash fenomenit të mashtrimit me produktet ushqimore.

Lëngu i Portokallit

A ka gjë më të thjeshtë se lëngu i portokallit? Është një lëng që përftohet nga portokalli i shtrydhur, apo jo. Përgjigjia e AgroWeb është Jo!

Në dyqane gjejmë produkte të lëngshme që shiten si lëng portokalli të paketuar gjithë merak në kuti kartoni me imazhe portokajsh të mrekullueshëm aq sa e ke të pamundur të mos e blesh.

Por në të vërtetë në atë lëng ka gjithçka tjetër, përveç portokallit të shtrydhur.

Lëngu i portokallit i paketuar që shihet në dyqan është një nga produktet më mashtrues në botë, sepse në të gjenden shumë përbërës të dyshimtë dhe aspak natyralë.

Ky lëng i paketuar në karton është në fakt një përzierje me kallamsheqer, shurup misri, acid askorbik, sulfat kaliumi, monosodium glutamate, koncentrat tuli portokalli e qitroje dhe nënprodukte të sistemit të distilimit të ujit.

Të gjithë përbërësit e mësipërm janë marrë nga një karton lëng portokalli njëlitërsh të tregtuar në marketet e çdo qyteti të vendit.

Ekspertët e ushqimeve janë kundër lëngut industrial të portokallit edhe për një arsye tjetër.

Ky lëng plot sheqerna, kalori dhe karbohidrate shkakton të njëjtin dëm si lëngjet e sheqerosura ose ato me gaz, ndërsa konsumatori kujton se po bën zgjedhje më të kujdesshme.

Rregulli numër 1 për konsumatorët në këto raste është që të kontrollojnë etiketat për përqindjen e lëngut të frutit.

Nëse në etiketë ka emra të cilët nuk di si t’i shqiptosh atëherë, ky nuk është një produkt i duhur për shëndetin tënd, pasi substancat kimike të përdorura nuk garantojnë një lëng portokalli apo fruti të shëndetshëm./AgroWeb.org

Boronicat

Frutat e pyllit dhe boronicat në veçanti janë kthyer në një produkt tepër të kërkuar nga konsumatori, rrjedhimisht të lehtë për të rënë pre e falsifikimeve.

Shumë ushqime në botë kanë në paketimin e tyre foto të kokrrave magjike, duke sugjeruar se në përgatitjen e këtyre produkteve janë përdorur boronicat.

Por e vërteta është krejt ndryshe! Disa qendra ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorit të konsultuara nga AgroWeb.org, raportojnë mashtrime.

Boronicat e reklamuara në këto produkte në të vërtetë janë vetem sheqerna, niseshte, shurup misri, vajra të hidrogjenizuara, shije artificiale, ngjyrues artificialë blu Nr 2 dhe të kuqe nr 40.

Ndaj nëse shikoni drithëra, bukë, ëmbëlsira që premtojnë se janë me shije boronice, lexoni me kujdes listën e përbërësve nëse përmban me të vërtetë boronicë, apo ngjyruesit artificialë të lartpërmendur.

Lëngu i shegës

Lëngu i shegës është një tjetër produkt popullor që shënjestrohet nga falsifikuesit e ushqimit. Konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë shumë para për lëngun e shegës që është i famshëm për antioksidantët.

Por shpesh lëngu i shegës përzihet me lëng rrushi ose dardhe, sheqer dhe shurup misri me fruktozë të lartë.

Ka patur raportime edhe për lëng shege sintetike që nuk kishte qoftë edhe një gjurmë të lëngut të vërtetë.

Morali i gjithë këtij lajmi është që konsumatori duhet të jetë gjithmonë i përgatitur dhe vigjilent./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...