Fetuset shpesh lëvizin dhe godasin në barkun e nënës. Dhe sigurisht kjo e ka një shpjegim. Sipas studiuesve kur fetuset lëviznin gjymtyrët e tyre, u zbulua se çdo lëvizje aktivizonte një zonë të trurit. Për më tepër, kjo marrëdhënie ka qenë më e dukshme në foshnjat e lindura para kohe.
Studiuesit morën në hulumtim 19 fëmijë të lindur në mes të javës 30 dhe 40 të shtatzënisë, duke matur rrudhat e trurit të fetuseve.
Përfundimi i arritur nga shkencëtarët në bazë të këtyre të dhënave është se lëvizjet e fetusit në fazat e fundit të shtatzënisë ndihmojnë zhvillimin e zonave të trurit përgjegjëse për informacion ndijor dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen të vetëdijshëm për trupin e tyre.
Sipas studiuesve, ky studim mund të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi optimal të spitalit për foshnjat e lindura para kohe.