Si të ulni temperaturën pa ilaçe

E Enjte, 20 December 2018 15:25

Nëse keni temperaturë të lartë, mos përdorni menjëherë ilaçe. Provoni këto…

Lëngje në çdo orë

Më së miri është që të mos hani ushqim të thatë por të pini sa më shumë lëngje: çaje pa kafeinë, lëngje të pemëve të shtrydhura, ujë me disa pika limoni. Çaji i ngrohtë është më i mirë për shkak që përshpejton djersitjen, ndërkaq djersitja është mekanizëm natyror i ftohjes së trupit, që gjithashtu e liron organizmin nga toksina, transmeton Telegrafi.

Dush me ujë të ftohtë dhe kompresa të ftohta

Për këto metoda me siguri tashmë dini, mirëpo mbase nuk ju është e njohur që dushi me ujë të ftohtë ul temperaturën vetëm për një kohë të shkurtër. Njësoj vlen edhe për kompresat e ftohta – “bëjnë punë” vetëm nëse jeni këmbëngulës.

Rrënjë e kthetrës së djallit

Kjo bimë në latinisht quhet harpagophytum, ndërkaq çaji i ngrohtë nga kjo rrënjë ul temperaturën, ka cilësi antiinflamatore, gjë që mund të ndihmojë te rastet e infeksioneve bakteriale.

Kakaoja

Kakaoja e ngrohtë përdoret tradicionalisht si mjet kundër temperaturës së lartë, depresionit, sëmundjes së veshkave dhe mëlçisë.

Mëlmesa djegës

Plaga e cila përmban përbërës djegës shkakton djersitje – mekanizëm natyror i ftohjes së trupit.

Pije indiane

Indianët kundër etheve bëjnë pije me shije djegës-të thartë nga specat djegës (feferona) dhe portokalli. Speci djegës njomet në ujë të valuar, i shtohet sheqer (mjaltë) dhe lëng portokalli. Kjo pije, pos që ul temperaturën, nxit djersitjen dhe furnizon organizmin me vitaminën C.

Xhenxhefili

Pos cilësive të shumta shëruese, xhenxhefili gjithashtu ul temperaturën. Bëni çaj nga xhenxhefili pluhur dhe shtoni pak limon. Kjo pije jo vetëm që nxit djersitjen dhe ul temperaturën, por edhe ndihmon te infeksionet bakteriale të fytit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...