A e shkakton kolesteroli i keq përhapjen e kancerit

Premte, 21 December 2018 15:21

Kur kanceri fillon të përhapet në pjesët e tjera të trupit, shërimi i kancerit bëhet shumë më i vështirë dhe kërkues. Studimi i ri, i publikuar në revistën “Cell Reports”, zbulon se kolesteroli i keq (LDL) e luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e kancerit.

Deri tek shfaqja e kancerit vjen kur qelizat normale të trupit fillojnë të sillen në mënyrë abnormale, rriten në mënyrë të pakontrolluar, shumohen dhe formojnë tumore. Nëse nuk trajtohet me kohë, qelizat e kancerit shumë shpejt mund të fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit, gjë që është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.

Nëse e kuptojmë më mirë përhapjen e kancerit apo metastazën, trajtimi i kancerit do të bëhet shumë më i suksesshëm. Shkencëtarët bëjnë përpjekje të mëdha që ta analizojnë sa më mirë metastazën. Shkencëtarët nga Australia kanë analizuar sjelljen e qelizave të trupit nën ndikimin e kolesterolit të mirë (HDL) dhe të keq (LDL).

Rezultatet e analizave laboratorike kanë treguar se qelizat e kancerit përhapen më shpejt në qelizat e shëndetshme të trupit nën ndikimin e kolesterolit të keq (LDL). Ata nuk e dinë shkakun e saktë ende, por kanë zbuluar se kolesteroli i mirë (HDL) nuk shkakton përhapjen e qelizave të kancerit.

“Ne besojmë se me një kontrollim më të mirë të niveleve të kolesterolit të keq do të mund të ngadalësohej ose parandalohej përhapja e qelizave të kancerit”, thotë udhëheqësi i studimit, prof. Thomas Grewal.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë paraprake dhe se duhet kryer vlerësimi nga ekspertë e bashkëpunëtorë të jashtëm.

Ata gjithashtu theksojnë se planifikojnë ta vazhdojnë kërkimin për të konstatuar se në ç’mënyrë kolesteroli i keq stimulon qelizat e kancerit që të përhapen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...