8 mënyra si ‘lexohet’ stresi në pamjen e jashtme dhe efektet shkatërruese për organizmin e njeriut

Hënë, 27 Janar 2020 14:42

Çdo ngjarje fatkeqe ose dëshpëruese, qoftë një zhgënjim afatshkurtër ose një ngjarje madhore jetësore, si vdekja e një të dashuri, humbja e punës ose divorci, stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin tuaj në aq shumë mënyra sa kurrë nuk e kishim menduar.

Rreth 70% e sëmundjeve serioze mund të përkeqësohen ose lidhen me stresin. Kjo gjendje mund të ketë një sërë efektesh negative në emocionet dhe sjelljen tuaj, por sidoqoftë, ka shumë gjëra që mund të bëni për të zvogëluar ndikimin e stresit në jetën tuaj.

Më poshtë janë 8 mënyra se si stresi mund të ndikojë në trupin tuaj.

Truri

Nën stres, muskujt tuaj tensionohen. Tkurrja e muskujve për një periudhë të zgjatur kohe mund të shkaktojë migrene, dhimbje koke tensioni etj.

Sistemi tretës

Diarreja, urthi dhe dhimbjet e stomakut mund të shkaktohen ose të përkeqësohen nga stresi. Në veçanti, sindroma e zorrës së irrituar, e cila karakterizohet nga dhimbje mendohet se ‘ushqehet’ pjesërisht nga stresi.

Zemra

Një studim i fundit i 200,000 punonjësve në Evropë raportoi se individët që kanë punë stresuese dhe pak fuqi vendimmarrëse në punë kanë 23% më shumë të ngjarë të pësojnë një atak në zemër në krahasim me njerëzit me më pak stress në punë.

Sistemi imunitar

Stresi stimulon sistemin tuaj imunitar, i cili mund të jetë një avantazh për situatat e menjëhershme. Ky stimulim mund t’ju ndihmojë të shëroni plagët dhe të shmangni infeksionet, por  me kalimin e kohës, hormonet e stresit do të dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe kështu do të ulë reagimin e trupit tuaj ndaj “agjentëve” patogjenik. Individët nën stres kronik janë më të prirur ndaj sëmundjeve virale siç janë ftohja e zakonshme dhe gripi, si dhe infeksione të tjera.

Sistemi nervor

Kur stresohemi , sistemi nervor sinjalizon gjëndrat mbiveshkore që të lëshojnë kortizolin dhe adrenalinën. Këto hormone e bëjnë zemrën tuaj të rrahë më shpejt, të ndryshojë procesin e tretjes, të rrisë  tensionin e gjakut dhe të rrisë nivelin e glukozës në qarkullimin e gjakut.

Sistemi riprodhues

Stresi është rraskapitës si për mendjen dhe trupin tuaj. Nuk është për t’u habitur se pas një kohe tejet stresuese të ulë dëshirën për marrëdhënie seksuale.  Për burrat, stresi afatshkurtër mund të bëjë që ata të prodhojnë më shumë testosterone të hormonit mashkullor, por ky efekt mund të mos zgjasë, nëse stresi vazhdon! Nivelet e testosteronit të një njeriu mund të fillojnë të bien e kjo shkakton probleme lidhur me prodhimin e spermës, ereksionin etj Stresi kronik gjithashtu mund të rrisë rrezikun e infeksionit për organet riprodhuese mashkullore, siç janë testikujt dhe prostata. Për gratë, stresi mund të ndikojë në ciklin e tyre menstrual. Mund të çojë në perioda më të rënda, të çrregullta ose më të dhimbshme.

Aparati i frymëmarrjes

Stresi mund të shkaktojë frymëmarrje të shpejtë ose hipervventilim, gjë që mund të sjellë sulme paniku te disa persona.

Lëkura

Stresi mund të shkaktojë akne, kjo si pasojë e rritjes së nivelit të hormoneve mashkullore të cilat janë të njohura si androgjene (veçanërisht tek gratë) Gjithashtu, stresi mund të nxosë shfaqjen e psoriasis  ose të përkeqësojë gjendjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...